• |
ide | kryesore

Zjarri i madh në Madhesh të Matit, gazetari jep detaje

Arkiva, Lajme, Të fundit
Zjarri, Zjarr


Një zjarr i madh ka rënë gjatë ditës së sotme në Madhesh të Matit, ndërsa gazetari Enver Doçi ka dhënë detaje për ngjarjen.

Gazetari Doçi  tha se 8 vatra zjarri janë shfaqur për vetëm 20 minuta. Sipas tij, flakët kanë rënë në një zonë të mbrojtur, andaj duhet ndërhyrja nga ajri.

“Janë 8 vatra zjarri që janë shfaqur për 20 minuta në Madhesh të Matit. Zjarri ka rënë në zonë të mbrojtur. Flakët po afrohen në pisha shumë vjeçare. Aty janë 5 banesa dhe 3 kulla. Disa të moshuar kanë ikur me kilometra të tëra, për të shpëtuar nga zjarri. Po rrezikohen edhe banesat, duhet ndërhyrje nga ajri. Banesat nuk shikohen nga tymi dhe flakët.

Ne kemi informacione se do të vijë një helikopter. Disa koshere bletësh janë dëmtuar. Flakët mund t’i kenë vënë disa persona. Zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm. Nëse nuk ka ndërhyrje nga ajri, zjarri do të marrë përmasa të mëdha dhe do dëmtohet pasuria në fshatin Madhesh.” – u shpreh gazetari.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *