• |
ide | kryesore

Aksione sa për show/ IKMT kërkon kioska në rrugët e Vlorës

Arkiva, Lajme, Planet, Të fundit


IKMT aksion në terren në Bypass-in e Vlorës dhe aksin Orikum-Dukat. Pas konstatimit të dëmtimit të trafik ndarëseve dhe ngritjes së kioskave në akset rrugore me fluks turistik, konkretisht në bypass-in e Kaninës dhe në aksin Orikum-Dukat, inspektorët e IKMT kanë ndërmarrë këtë aksion për të verifikuar situatën.

IKMT do të vazhdojë monitorimin në terren duke identifikuar çdo shkelje si dhe duke marrë masa ligjore ndaj kundërvajtësve në bashkëpunim me institucionet e tjera ligjzbatuese, në mënyrë që të garantohet siguria e mbrojtjes së territorit si dhe mbarëvajtja e sezonit turistik 2024.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *