• |
ide | kryesore

Deliri i Ramës me vlonjatët/ “Do bien në gropën e gjoksit të tyre”

Arkiva, Kryesore, Lajme
rama turizmi


Kryeministri Rama ka mbajtur një fjalim haluçinant përpara kryebashkiakëve duke u përpjekur të bëjë bashkë dy gjëra krejtësisht kundërshtuese. Ai edhe ka propoganduar rritje marramendase të numrit të turistëve, edhe ka kërkuar që çmimet të ulen nga pronarët e hoteleve dhe restoranteve. Dhe për tarifat absurde kryeministri ka anatemuar kryesisht operatorët vlonjatë, me të cilët ka bërë sarkazëm plot dy herë, duke thënë se do të rrëzohen në gropën e gjoksit të tyre.

“Si i thonë asaj fjalës: më mirë syri sesa nami, por pronarëve të hoteveve në Vlorë u ka dalë edhe syri, edhe nami, edhe trutë nga vendi me çmimet absurde që kanë vënë” i është drejtuar Rama kryebashkiakut Dredha, me autoritetin e atij që është i bindur se bizneset e qytetit jugor po përfitojnë prej ndryshimit radikal që i ka bërë ai qytetit.

Në gati 10 minuta monolog përpara kryebashkiakëve (Shih videon poshtë nga minuta 20 deri 30) shefi i qeverisë nuk ka lënë epitet pa përdorur kundër bizneseve vlonjate të turizmit.

“Vlonjatët janë molla e këtij sherri”, “Nuk mund t’i kërkosh vlonjatëve të zbrein me këmbë në tokë” është shprehur ai.

Madje shpesh herë duke kundërshtuar edhe veten: herë duke thënë që në kapitalizëm atyre që duan të fitojnë para nuk mund t’u kërkosh të jenë moralisht të drejtë dhe herë tjetër duke predikuar se aplikimi i çmimeve të shtrenjta është i pamoralshëm dhe i turpshëm.

Gjithsesi Rama bëri thirrjen: operatorët turistikë duhet të kuptojnë se kjo është vetëvrasëse.

Por ky monolog, ku u mor si shembull Vlora, u zhvillua në sfondin e një tjetër kontradikte.

Nga njëra anë, kryeministri hodhi poshtë idetë se plazhet janë bosh. Ai foli për një sulm të organizuar kundër turizmit shqiptar. Ai predikoi se sistemet tona të sigurisë kanë ndezur driten e kuqe për profilet false që bejnë këtë propagandë.

Dhe e hodhi poshtë atë me anë të shifrave që lexoi vetë.

Sipas një organizate ndërkombëtare të turizmit të cilës Rama iu referua, Shqipëria ka 86% rritje më shumë sesa vjet, ndërkohë që Serbia e ka vetëm 44%, Mali i zi 33% dhe Greqia 22%, pa përmendur vendet perendimore që kanë zbritje, tha ai.  

Po me gjuhën e shifrave, shefi i ekzekutivit përmendi se kosovarë kanë ardhur 25% më shumë se vjet, italianë 57 % ndërsa polakë 74 %. “Në aeroportin e Tiranës nuk ulen dot më çartera, pa prenotuar tre ditë përpara”, tha kryeministri duke përforcuar idenë se këtë vit po bëhet nami me turistë.

Por, pas kësaj ekspozeje ditirambike lind një pyetje. Kur fushata se “turizmi ka pësuar rënie” qenka e sponsorizuar dhe pjesë e një lufte të organizuar, pse u dashka shqetësuar për rritjen e çmimeve. kur ato nuk e paskan frenuar funksionimin e industrisë? Po kur rritja e numrit të turistëve qenka kaq marramendëse sipas shifrave që lexoi Rama, në bazë të ligjit të kërkesë ofertës, a nuk është logjike, që në qytetin më të madh dhe me cilësi më të lartë, në Vlorë, çmimet të rriten?

Pra në monologun e kryeministrit ka një absurditet që nuk zgjidhet me batutat se “vlonjatët do bien në gropën e gjoksit të tyre: Ose ka rritje absurde çmimesh që ka frenuar dhe penguar ardhjen e turistave duke përligjur fotot dhe videot e plazheve bosh, ose ka fluks dhe rritje marramendëse, që sado që të duam do të sjellë bashkë me kërkesën edhe rritjen e çmimeve.

Se cili nga këto dy versione qe më pranë të vërtetës në fjalimin edhe vetëmburrës, edhe kritik ndaj vlonjatëve që mbajti Rama, ishte e vështirë të kuptohej.

©Lapsi.al

 


9 Comments

  1. PO TE ARDHURAT NE BUXHET NGA TAXIMI HOTELEVWE, CADRAVE, RESTORANTEVE SA % ESHTE RRITUR ??? thotë:

    PO TE ARDHURAT NE BUXHET NGA TAXIMI HOTELEVWE, CADRAVE, RESTORANTEVE SA % ESHTE RRITUR ???

  2. Te dy versionet e Rames ne kete fjalim, paraqesin realitetin. Paraqesin realitetin e nje truri, pra te trurit te Rames, qe mundohet ta beje te zezen te bardhe duke e lyer me boje te zeze. Te gjeje fajtoret aty ku nuk jane, duke kerkuar te marre pafajesine per vehte. Por ka harruar diçka te “vogel” dhe kjo me siguri eshte bere “pa dashje”. Rritjen e çmimeve ne jug nuk e kane bere bizneset e vogla te Vlores, por investitoret strategjike te Rames qe kane çuar çmimet ne stratosfere dhe keto biznese kane zene pjesen dermuese te plazheve te jugut. Duke qene se ne Shqiperi vine turiste te kategorise se trete qe shpenzimet I kane te limituara, nuk ka se si te harxhojne qindra euro ne dite per akomodim dhe plazh. Pra Rames, vazhdojne t’i hane fiq dhe rrush pas shpines se tij si gjithmone.

    1. Thuaj Rames qe ka ulur euro me 25%..Kush do ti paguaje rrogat e administrates, te rritura 2 fish, po rrogat e njerezve ne pune qe u rriten automatikisht.. Rama po flet si pronar i Shqiperise.. Nje himarjot i kryqezuar me vlleh..

  3. Ore ju te lapsit ka harruar gomari i Surrelit sa te behet aeroporti me i madh ne bote i Vllores se keni per ta pare ju te qe i doni te keqen Edvin palles, se s do ket vend per Vlorjatet e jo me per turistet😂😹🙈🤣

  4. Te bieç ne rrjeten e konivktorve te lapsit. O lapsi po ne jemi peshkatar te vjeter.. O te qivaut. thotë:

    Oreee lapsi. Si na tha ashtu ai ne eeee.
    Tani te shoh ai se cdo e gjej nga ne.
    Nga inati ne do votojm cilin do lapsi.
    Cilin doni ju te lapsit? Se ju na hapet syt.
    Pse oo budallenj na di ramiu ne. Qe ta votojm prap. Do votojm saliun se vdes lapsi per te.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *