• |
ide | kryesore

Denoncimi i agjentëve të policisë në Paris 2024: “Banesa të papërshtatshme, me buburreca e minj”

Sport, Video
Paris 2024


Lojërat Olimpike të Paris 2024 nuk kanë filluar ende, por polemikat tashmë po ndizen njëra pas tjetrës. E shpesh kanë të bëjnë me kushtet higjienike në të cilat ndodhet kryeqyteti, Parisi, vetëm pak ditë nga ceremonia e hapjes. Në fillim, ndotja e ujit të Senës që do të duhet të presë garat e notit në ujëra të hapura, e tani kushtet e papranueshme higjienike në të cilat janë akomoduar studentët e Forcës së Paqes të thirrur për të mbështetur policinë për Lojërat. Videot me buburreca të gjalla e të ngordhura, jashtëqitjet e miut dhe papastërtitë e përgjithshme tronditëse, kanë bërë xhiron e internetit dhe kanë shkaktuar denoncimet e sindikatave përkatëse.

Kushtet shkatërruese higjienike të banesave të studentëve të policies, në rezidencën Crous, qendra rajonale për punën universitare dhe shkollore që tradicionalisht strehojnë studentë gjatë vitit, kanë bërë zhurmë. Banesat u vunë në dispozicion të organizimit të Lojërave për të pritur disa studentë që do të mbërrinin në mbështetje të forcave të rendit, për të garantuar sigurinë gjatë Lojërave Paris 2024.

Studentët e promovimit të 272-të, kur erdhën në Paris, megjithatë, zbuluan kushte krejtësisht të papranueshme dhe josanitare akomodimi: dhoma të rrënuara, insekte të shumta, veçanërisht buburreca të gjalla dhe të ngordhura, por edhe jashtëqitjet e miut, si dhe papastërtitë e përhapura, me mykun të shpërndarë kudo.

Lexo më tej: Kryetarja e Bashkisë së Parisit noton në lumin e Senës në prag të Olimpiadës

Denoncimi i sindikatës për kushtet e papranueshme të higjienës

“Ne u alarmuam për kushtet e tyre jo dinjitoze të strehimit, kushtet josanitare të shoqëruara me buburrecat e shumta, jashtëqitjet e miut dhe papastërtitë e tjera”. Këto ishin fjalët e denoncimit të Celya Larroque, drejtuese e qendrës kombëtare për studentët e paqes të Sindikatës së Policisë Kombëtare të Aleancës: “Menjëherë kontaktuam Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Kombëtare (DGPN) për këtë problem dhe ndërhyrja jonë çoi në dezinfektimin e ambienteve, përmes tymosjes dhe ngrirjes”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *