DJ dhe producenti Tomcraft ka ndërruar jetë në moshën 49-vjeçare.
Në një postim të shpërndarë në platformat e tij të mediave sociale, familja e Brückner konfirmoi: “Me zemër të rëndë duhet t’ju informojmë se dje, më 15.07.2024, babai dhe bashkëshorti ynë i dashur ka ndërruar jetë”.
“Ne do të mbajmë përgjithmonë në zemrat tona dhe do të duam derisa të ribashkohemi përsëri. Sinqerisht, familja jote”, kanë shkruar ata. Shkaku i vdekjes së tij nuk është bërë i ditur.
DJ Tomcraft u bë i njohur në mesin e viteve 1990. Albumi i tij i parë, “This is No House”, u publikua në vitin 1995. Hiti i tij më i madh “Loneliness” daton në vitin 2002 dhe arriti në krye të top-listave në MB. Në total, ai publikoi katër albume gjatë jetës së tij.