• |
ide | kryesore

E zë korrenti nga makina e krasitjes, humb jetën shqiptari në Greqi

Lajme, Të fundit


Një 45-vjeçar ka humbur jetën mesditën e së martës në Larisa të Greqisë. Fillimisht për ngjarjen është njoftuar ambulanca e EKAB, për të shkuar në një njësi blegtorale që ndodhet në Karya Olympos.

Ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje, por gjetën të vdekur një 45-vjeçar me origjinë shqiptare, trupin e të cilit e morën dhe e transportuan në Spitalin Universitar të Larisës. Burime paraprake bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur pas një goditje elektrike nga një makineri krasitjeje. Policia po heton për shkaqet e aksidentit.


2 Comments

  1. Ngushellime familjes!Te çuditshem ne shqiptaret. Shkojme e vdesim ne vende te huaja, duke krasitur permet te huajve e nuk krasisim tonat??!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *