• |
ide | kryesore

“Gjibraltari është spanjoll”: kori i turpshëm që e ktheu festën e Europianit në një krizë diplomatike

Sport, Video
Gjibraltari


Si të shkaktosh një krizë diplomatike me një kor. Festa për të celebruar arritjen e Spanjës për trofeun e katërt europian ishte shumë e këndshme dhe pasionante, me vetëm një notë mospërputhëse: kori ku u përfshi Gjibraltari. E siç ndodh shpesh, ose ndoshta pikërisht sepse ishte momenti i vetëm negativ i një feste argëtuese, gjëja po fiton hapësirë.

KORI

Spanjollët, për të bezdisur anglezët, ose të paktën kështu menduan ata, përdorin një frazë: “Gjibraltari është spanjoll”. Një marrëzi, nga ato gjëra të parëndësishme që përdoren në mënyrë të papërshtatshme, mes arrogancës e injorancës. Kujtojmë se Gjibraltari është një territor jashtë kufijve të Mbretërisë së Bashkuar. Toka pretendohet nga Spanja dhe është përfshirë në listën e Kombeve të Bashkuara të territoreve jo vetëqeverisëse. Epo, mbrëmë në Cibeles kori u intonua dy herë.

MORATA E RODRI

I pari nga goja e Alvaro Morata, i cili është edhe kapiten. Dhe i dyti nga zëvendësi i tij, Rodri. Lojtari më i mirë i Euro 2024 e kaloi pasditen e djeshme me gotë në dorë dhe nuk mendoi për pasojat. E bukura është se kur Rodri filloi të këndonte “Gibraltar es español” vetë Morata, me mikrofonin hapur, i kujtoi se pas pak ditësh do të duhet të kthehej për të luajtur në Angli. Alvaro e kuptoi që po e tepronin dhe ia vuri në dukje shokut të skuadrës, i cili u përgjigj duke i vënë pikën: “Nuk më plas fare”.

REAGIMET NGA GJIBRALTARI

Në Gjibraltar, megjithatë, gjëja i intereson dhe shumë. E kështu mëngjesin e sotëm kanë mbërritur reagimet nga qeveria e vendit: “Jemi të zhgënjyer kur vërejmë se lojtarë të ndryshëm të kombëtares spanjolle të futbollit për meshkuj festuan fitoren e tyre në Kampionatin Evropian me brohoritje dhe komente të vrazhda. Këto janë fraza diskriminuese, ofenduese dhe krejtësisht të panevojshme”.

EDHE FRANCO

Fabian Picardo, përfaqësuesi më i lartë politik i Gjibraltarit, ishte shumë i ashpër në reagimin e tij në X. “Të përziesh një fitore sportive me një kor që i jep lavdi politikës diktatoriale të një vrasësi serial si Franco e qëllimit të regjimit të tij fashist për të pushtuar territorin ngjitur, i cili ndër të tjera është gjithashtu një komb i UEFA-s, është më shumë se i neveritshëm. Bën pis sportin dhe fitoren e arritur në fushë”.

PROTESTË TE UEFA

Picardo i kërkoi Federatës së Futbollit të Gjibraltarit të dërgonte një protestë zyrtare në UEFA dhe kjo u bë menjëherë. Letra mbërriti në Nyon, por Zvicra ende nuk ka folur. E as nga Anglia. Në Spanjë, megjithatë, qeveria e Pedro Sanchez e hodhi poshtë këtë, duke e përshkruar episodin si një kalamanllëk.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *