• |
ide | kryesore

Himara/ Kolegjit Zgjedhor: Regjistrimi deri më 14 korrik, më datë 27 nis fushata elektorale

Arkiva, Lajme, Të fundit
Himara/ Kolegjit Zgjedhor: Regjistrimi deri më 14 korrik, më datë 27 nis fushata elektorale


Pas ankimit të Partisë Socialiste për mungesën e vendimmarrjes nga ana e komisionit rregullator të KQZ-së, Kolegji Zgjedhor ka miratuar këtë të mërkurë (17 korrik) afatet ligjore për procedurat administrativ të zgjedhjeve lokale në Himarë.

Në vendim, bëhet me dije se afati për regjistrimin e koalicioneve është 24 korrik, ndërsa fushata elektorale nis më datë 27.

“Partitë të bëjnë kërkesë në KQZ për regjistrim deri më 22 korrik ora 16:00. Koalicionet afat për t’u regjistruar në KQZ deri më 24 korrik ora 12:00. Fushata zgjedhore për zgjedhjet në Himarë fillon më 27 korrik. Dokumentet e kandidimit paraqiten në KZAZ për verifikim deri më 25 korrik.’- thuhet në vendimin e Kolegjit Zgjedhor.

NJOFTIM PËR MEDIA

Sot, më datë 17.07.2024, ora 11:00, trupi gjykues i Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, i përbërë nga gjyqtarët:

Manjola Xhaxho (Relatore);
Nafije Hasko (Anëtare);
Sokol Ibi (Anëtar);
Marsela Dervishi (Anëtare);
Edlira Petri (Anëtare);
në seancë gjyqësore të zhvilluar në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në adresën: Rr.“Ismail Qemali”, Tiranë, pasi shqyrtoi ҫështjen Nr.3 Regj.Themeltar, Datë 12.07.2024 Regjistrimi, me:

PADITËSE: Partia Socialiste e Shqipërisë, përfaqësuar nga z. Eridian Salianji.

I PADITUR: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Komisioni Rregullator në KQZ, përfaqësuar ng

znj. Juneta Dumi dhe z. Erdal Mema.

PERSON I INTERESUAR: Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, në mungesë.

OBJEKTI: – Kundërshtim ndaj mosmarrjes vendim nga Komisioni Regullator në KQZ, “Për miratimin e disa afateve proceduriale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Himarë, që do të zhvillohen më datë 4 gusht 2024”.

– Detyrimin e Komisionit Rregullator në KQZ për të marrë menjëherë vendim “Për miratimin e disa afateve proceduriale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Himarë, që do të zhvillohen më datë 4 gusht 2024”.

BAZA LIGJORE: Nenet 26, 145, 152, 153, 155, 156, 158, pika 1, shkronja “c” dhe pika 4, të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar.

Për dijeni, Komisioni Rregullator në KQZ rezulton të ketë disponuar Vendim Nr.2 Dt. 09.07.2024 “Për miratimin e disa afateve proceduriale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Himarë, që do të zhvillohen më datë 4 gusht 2024”, në përmbajtje të të cilit është pasqyruar edhe shënimi:

“Në zbatim të pikës 3, të nenit 20, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndyshuar, akti nuk mori numrin e kërkuar të votave për t’u konsideruar i miratuar” (3 prej anëtarëve të Komisionit Regullator kanë votuar pro dhe 2 anëtarë kanë votuar kundër).

me Vendimin Nr.3, datë 17.07.2024, Kolegji Zgjedhor Gjyqësor, me shumicë votash,

VENDOSI:

Miratimin e disa afateve procedurale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Himarë, që do të zhvillohen më datë 4 gusht 2024 si më poshtë:

Bashkia Himarë dhe institucionet e saj të varësisë, janë të detyruara të raportojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të gjitha veprimtaritë me karakter publik që planifikojnë të zhvillojnë në periudhën 26.7.2024 deri më datë 4.8.2024.
Të njëjtin detyrim kanë edhe institucionet publike qendrore, organet e tyre të varësisë dhe degët e tyre vendore, si dhe agjencitë dhe/ose ndërmarrjet shtetërore, për veprimtari me karakter publik, që planifikojnë të zhvillojnë në periudhën 26.7.2024 deri më datë 4.8.2024, në territorin e Bashkisë Himarë, ose për të.

Autoriteti i Mediave Audiovizive monitoron OSHMA-të për veprimtaritë me karakter publik të institucioneve publike të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, nga data 26.7.2024, nga ora 08:00-00:00, ose sipas rastit, deri në përfundimin e programit.
Kryetari i Bashkisë në detyrë paraqet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, listën e plotë të objekteve të qendrave të votimit që përmbushin kushtet e parashikuara në ligj, jo më vonë se data 19.7.2024.
Kryetari i Bashkisë në detyrë të përcaktojë vendet publike, në territorin e Bashkisë Himarë, për afishimin nga subjektet zgjedhore të materialeve propagandistike, jo më vonë se data 7.2024.
Partitë politike, të cilat kanë të drejtë të paraqesin anëtarë në KQV, duhet t’i depozitojnë ato në KZAZ-në nr. 88, jo më vonë se data 19.7.2024. KZAZ-ja merr vendim për emërimin e anëtarëve të KQV-ve, jo më vonë se data 20.7.2024.
Partitë politike, të cilat kanë të drejtë të paraqesin anëtarë në GNV, duhet t’i depozitojnë ato në KZAZ, jo më vonë së data 24.7.2024. KZAZ-ja merr vendim për emërimin e anëtarëve të GNV-ve, jo më vonë se 25.7.2024.
Partitë politike duhet të paraqesin kërkesën në KQZ, për regjistrim si subjekte zgjedhore, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Himarë, jo më vonë se ora 16.00 e datës 22.7.2024. KQZ-ja kthen për plotësim dokumentacionin brenda 8 (tetë) orëve nga dorëzimi. Partitë politike paraqesin dokumentacionin e korrigjuar brenda orës 12.00 të datës 23.7.2024. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendos për kërkesat për regjistrim brenda 3 (tre) orëve nga ridërgimi i dokumentacionit të korrigjuar.
Komitetet Nismëtare duhet të paraqesin kërkesën për regjistrim për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkinë Himarë, në KZAZ, jo më vonë se ora 16.00 e datës 22.7.2024. KZAZ-ja kthen për plotësim dokumentacionin brenda 8 (tetë) orëve nga dorëzimi. Komitetet Nismëtare paraqesin dokumentacionin e korrigjuar brenda orës 12.00 të datës 23.7.2024. KZAZ-ja vendos për kërkesat për regjistrim brenda 3 (tre) orëve nga ridërgimi i dokumentacionit të korrigjuar.
Koalicionet zgjedhore duhet të paraqesin në KQZ kërkesën për regjistrimin si koalicion për zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Himarë jo më vonë se ora 12:00 e datës 24.7.2024. KQZ-ja kthen për plotësim dokumentacionin brenda 2 (dy) orëve nga dorëzimi. Partitë politike paraqesin dokumentacionin e korrigjuar brenda orës 18.00 të datës 24.7.2024. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendos për kërkesat për regjistrim brenda 3 (tre) orëve nga ridërgimi i dokumentacionit.
Dokumentet e kandidimit paraqiten në KZAZ jo më vonë se ora 16.00 e datës7.2024. KZAZ-ja bën verifikimin e tyre, jo më vonë se 4 (katër) orë nga paraqitja, dhe në rast se vëren parregullsi, i kthen për plotësim. Dokumentet e plotësuara duhet të riparaqiten jo më vonë se ora 12.00 e datës 26.7.2024. KZAZ-ja merr vendim jo më vonë se 4 (katër) orë nga riparaqitja e tyre.
Fushata zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkinë Himarë, fillon më datë 27.7.2024.
Paraqitja e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve shqiptarë dhe për vëzhguesit e huaj bëhet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve jo më vonë se data 1.8.2024.
Paraqitja e kërkesës për akreditim nga ana e subjekteve zgjedhore pjesëmarrëse në zgjedhje bëhet në KZAZ jo më vonë se data 1.8.2024.
Ngarkohen administrata e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe institucionet e tjera të përmendura në këtë vendim, për zbatimin e tij.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Ky vendim është i formës së prerë dhe ndaj tij nuk lejohet ankim.

U shpall në Tiranë, më datë 17.07.2024.

Tiranë, më 17.07.2024

Gjykata Administrative e Apelit Tiranë


1 Comment

  1. HIMARA ESHTE TERRITOR SHQIPTAR DHE ZOT SHPIJE JEMI VET DUHET JET SHQIPTAR ASNJE LESHIM ME SHOVINIZMIT FASHIT GREK, thotë:

    GREKERVE NE SHQIPERI ZDUHET TU JAPIM ME SHUM TE DREJTA SE JU KAN DHENE 6 MILION SHQIPTAREVE TE HERSHEM DHE MEVONSHEM NE GREQI,TANI QE LOJA LEXOHET DHEMB PER DHEMB ME ARMIQET HISTORIK NE GJITHA KUPTIMET KAN SHUM PER TE NA PAGUAR DHE ASGJE PER TE MARR NESE KETO PRETENDOJN LUFT LUFTA FILLON NE ATHIN NESE PRETENDOJN PAQE TJU KTHEJN HAKUN SHQIPTAREVE NESE DUAN KORRUPSION ESHTE ILACI ME I MIR QE DO TI VDES PA E KUPTU TE GJITHA PERPJEKJET ME SHQIPTARET PADREJTESISHT TASHME TE GJITH I KAN TE HUMBURA VECSE PO SHPENZOJN FUQI KOH MIQ PA NEVOJ

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *