• |
ide | kryesore

Inter, rinovon repartin e scouting: i beson djalit të këngëtarit të famshëm Zucchero

Sport
Zucchero


Inter është gati të rinovojë repartin e scauting dhe do ta bëjë këtë “me ritmin e muzikës”. Në fakt, ndër hyrjet e reja në klubin e zikaltërve do të jetë edhe Blue Fornaciari, djali i kantautorit të njohur italian Zucchero. Në javët e fundit klubi i Inter ka filluar të rithemelojë sektorin e të rinjve me disa prej drejtuesve që bëhen gati për t’u larguar nga klubi, si Manighetti, Strada, Beghetto dhe Sclosa. Mbetet të shihet se cilët do të jenë zëvendësuesit e tjerë, por mes tyre do të jetë edhe djali i të famshmit Zucchero.

(Zucchero) Fornaciari ka dy vajza të tjera: Alice dhe Irene (edhe ajo këngëtare). I diplomuar në drejtësi në 2023 te LUIS në Romë, Blue punoi në një studio ligjore si praktikant dhe tani është gati t’i bashkohet botës së futbollit. Detyra e tij, së bashku me anëtarët e tjerë të stafit të zikaltërve, do të jetë gjetja e talenteve të reja për sektorin e të rinjve të Inter.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *