• |
ide | kryesore

Kapet në Belgjikë shqiptari i kërkuar, e strehonte një gardiane burgu

Lajme, Të fundit


Një anëtar i kërkuar i një grupi kriminal shqiptar është zbuluar se qëndronte me një gardiane burgu në Lantin. Ai është arrestuar pak ditë më parë, raportojnë mediat belge.

Ermal Gjergji, 34 vjeç, dyshohet se ishte anëtar i një bande mafioze shqiptare dhe ishte një nga krerët e trazirave në burgun e Lantinit në vitin 2020. Së bashku me katër të burgosur të tjerë, ai sulmoi gardianët.

Tre oficerë u desh të dërgoheshin në spital më pas. Të burgosurit ishin strehuar në një çati pas një incidenti në oborr. Disa të arrestuar tentuan të ngjiteshin në një mur dhe njëri prej tyre u plagos kur u rrëzua. Kur rojet mbërritën atje, disa të burgosur i sulmuan.

Pas këtyre ngjarjeve, Ermal Gjergji u dërgua në një tjetër qendër paraburgimi në Tournai, ku do të vuante një dënim prej 30 muajsh pas këtyre trazirave. Gjergji u dënua për konspiracion kriminal, pengmarrje, zhvatje e deri edhe vjedhje.

Gjergji u arrestua disa ditë më parë kur nga kontrolli i policisë rezultoi se ndaj tij ishte ende aktiv një urdhër-arresti. Me arrestimin e tij, shqiptari njoftoi menjëherë se kishte qëndruar me E., një grua rreth të 50-ave, e cila prej më shumë se 20 vitesh punon si roje burgu në qendrën e paraburgimit të burgut Lantin. Analiza e bisedave telefonike mes E. dhe Gjergjit ka treguar ndër të tjera se ata kishin qenë në telefon për dhjetëra orë. Sipas mediave belge, ata ndoshta janë takuar në burg, ku edhe motra e E. ka qenë e burgosur për lidhje me mafian shqiptare. Gjergji aktualisht pret në burgun e Lantinit transferimin në një burg tjetër.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *