• |
ide | kryesore

Makina godet një kafene në Paris, lëndohen 3 persona, çfarë ndodhi?

Arkiva, Planet, Të fundit


Një shofer drejtoi mjetin e tij nëpër tarracën e një kafeneje në qytetin e Parisit, nikoqirit të Lojërave Verore Olimpike. Tre persona janë plagosur rëndë, thanë zyrtarët për AFP-në, pa treguar për motivin e mundshëm të kësaj ngjarjeje.

Një burim në polici, i cili kërkoi të mbetej anonim, tha se shoferi është larguar nga vendngjarja në veri të Parisit, ndërkaq një pasagjer në makinën e tij është ndaluar nga autoritetet.

Një burim tjetër tha për AFP-në se pasagjeri i ndaluar ka rezultuar pozitiv në konsumimin e alkoolit dhe drogës. Incidenti ndodhi dhjetë ditë para nisjes së Lojërave Olimpike në Paris.

Në vendngjarje është parë një numër i madh i zyrtarëve policor. Ngjarja ndodhi në terracën e Le Ramus, që gjendet në afërsi të varrezave Pere Lachaise, ku janë të varrosur figura të njohura sikurse Edith Piaf, Oscar Wilde dhe Jim Morrison./ REL


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *