• |
ide | kryesore

Mbante armë dhe uniforma policie në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari

Lajme, Të fundit


Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Dimal pasi iu gjetën në banesë armë e municione, si dhe uniforma të policisë.

21-vjeçari banues në Suk të Fierit u vu në pranga për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni i koduar “Befasia”, sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, veshje si të Policisë dhe sende të kundërligjshme.

Stacioni i Policisë Dimal, në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që mbante armë zjarri me vete dhe në banesë, ka organizuar operacionin policor të koduar “Befasia”, për kapjen e këtij shtetasi.

Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi M. G., 21 vjeç, banues në fshatin Suk, Fier, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin dhe në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 armë zjarri pistoleta, krehra dhe municion luftarak për to, veshje si të Policisë, maska, dorashka dhe 1 përforcues grushti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *