• |
ide | kryesore

Problemet me sezonin turistik/ Rama fajëson vlonjatët: U kanë dalë sytë dhe trutë nga vendi!

Arkiva, Lajme, Të fundit


Kryeministri Edi Rama ka pranuar indirekt dështimin e sezonit turistik, por ia ka vënë fajin rritjes së pakuptimtë të çmimeve të hoteleve dhe restoranteve në krahasim me një vit më parë.

Në një takim me kryebashkiakët e vendit, Rama përmendi Vlorën dhe Sarandën si dy rajonet ku rritjet e çmimeve në sezonin turistik janë të ndjeshme.

Rama përmendi Vlorën si rajonin më abuzues më rritjen e çmimeve, dhe u bëri thirrje bizneseve që të reflektojnë.

“Të gjitha këto është e nevojshme të merren në konsideratë për diçka tjetër, qeveria dhe bashkitë nuk vendosin çmimet. Ky është sistemi që kemi zgjedhur. Nuk vendosin dot çmimet as të hoteleve, as të restoranteve dhe as nuk i imponojnë dot.

Por aman në Vlorë, në Sarandë, ku janë dhe dy pikat e një rritje absurde të çmimeve është shumë e rëndësishme të flitet me operatorët e hoteleve, dhe t’ju thuhet që kjo është jo vetëm e padrejtë, por strategjikisht vetëvrasje për ata vetë. Duhet të komunikohet dhe të flitet që rritja e palogjikshme e çmimeve vjen me një kosto shumë të lartë vitin tjetër. Se po të ishte kaq kollaj, do e kishte bërë tërë bota këtë sport. E kanë bërë në pjesë të caktuara, por kanë marrë mbrapsht mësime të hidhura. Është e rëndësishme të komunikohet që çmimet të jenë të arsyeshme. Askush nuk mund t’ua imponojnë. Por ama është dhe çështje dijeje.

Shikoni Durrësin, Shëngjinin, Velipojën, stabël. Dhe natyrisht, vlonjatët janë molla e këtij sherri. Dihet ajo punë. Sepse tani Vlora është bërë kaq e kërkuar, gropa në gjoksin e vlonjatëve është hapur dhe është bërë një gropë ku do bien vetë këta që ngrenë ato çmime në atë farë feje.

Është e padrejtë edhe e turpshme për të krijuar një klimë absurde në këtë moment të fillojë të belbëzohet. E ka bërë Bullgaria këtë sport vite më parë dhe e ka paguar vite të tëra nuk kthehej më aty ku ishte. Se më mirë syri, se sa nami. Vlonjatëve ju ka dalë edhe syri, edhe nami, ju kanë dalë dhe trutë nga vendi atyre që kanë ato hotelet dhe nuk dinë më se çfarë bëjnë, kështu që është mirë ta kuptojnë, do zbresin pak me këmbë në tokë”, u shpreh Rama.


21 Comments

  1. Pergjithesimi i popullsise eshte menyre te foluri injorante dhe populiste e liderve autoritare. Kemi zgjedhur nje tjeter sitetem ndaj mbyll halene idiot..

  2. I henksh penisin vlonjateve! Ik te 5 se je rende, s’po te ben me efekt vizat qe merr me Belinden.. Rrofte Kenia, rrofte shoku Edver

  3. Do me thene, ti ke zhvleresuar euron me Sejkon dhe une nuk duhet te rris cmimin ne Eur. Kush e ka fajin Ne apo ti qe rrit taksat dhe zhvereson Euron?

    1. Po mer po rriti cmimet sa te duash ti, po dhe turistet ikin diku tjeter. Ka vende plot, me te mira dhe me te lira. Mbaji per vete 30€ cadra ti, nuk jane budallenj njerezit. Me kane pyetur shume veta per Shqiperine, por kur i them cmimet vene duart ne koke.
      Ja une per vete, nuk vij me ne Shqiperi, te pakten jo ne jug. Kete vit shkova ne Turqi, i mori turku 3000€ tim, ju rrini. Doni te beheni milionera ju pa u lodh fare…
      Mos harroni, turistat Europiane nuk jane si Shqipetaret, po iken nuk vijne me!

      1. Ajo fraza e fundit, eshte e sakte. Madje ka kuptim edhe ne ne formen inverse, po erdhen nuk vijne me! Dhe ky eshte pikerisht problemi.

    2. Ore po ku ka me vlonjat ne VL??? Te gjith kan zbrit nga gerxhet dhe majat e Laberis…akoma me bark dhe me morra

  4. Foli kryeturisti ose me sakt kryehajduti dhe si gjithmone fajin e kane Shqiptaret ose me sakt Vlonjatet .
    Objektivi per vitin tjeter 25 milion turist . Se ti kur e premton e mban premtimin ashtu siç bere me premtimet e 2013 qe i hodhe te gjitha ne grope septike sapo more pushtetin .
    Propaganda e ngopjes me lugen bosh mbaroi , ka ardhur koha te japesh llogari per demet kolosale qe i shaktoveShqiperise dhe Shqiptareve te cileve do i duhen dekada per ti riparuar e rikuperuar .
    Aq sa e ke vjedhur dhe i ke bere dem ketij kombi ti o i gjai ine nuk i jane bere nga te gjithe pushtuesit e marre se bashku qe nga koha e Thotit e deri me sot .
    Por mos harro se ka nje Zot qe nuk harron kurre .

  5. Kurre nuk ka faj plehraxhiu,vete stisi e ngreu mendjen se po ju sjell Trump J ne Vlore dhe viuuuuu tha jane rritur çmimet ,tani thote u kane ikur trute Vlonjateve ?
    Normale persa kohe te votojne Vlonjatet ty,duke i blere,duke i genjyer dhe degjeneruar eshte e udhes te fyesh e te masakrosh kedo se te duket vetja mbret ty monster ?
    Edi Rama je nje turp i madh,je nje ndyresire e pashoqe e turp kombetar,nje fatkeqesi qe shqiptareve ua çoi zoti per ti riprovuar pasi nuk u doli edveri dhe ua solli mallistin te birin e nje vrasesi !?
    Ta gezoni Vlonjate,ta gezoni Shqipetare qe shisni menderen per 5 leke !

  6. Nje qeveri e pergjegjeshme i ka mekanizmat qe ta mbaj nen kontoll ekonomine e vendit. Rama eshte i mire si aktor TV por jo si nikoqiri i shtetit.

  7. Qe kemi patur per 11 vjet nje injorant ,nje drogaxhi,nje pazarxhi kryeminister si ky palloshi kete e dijne edhe moterqirat patronazhist,por qe ky idioti te tallet me ato delet qe e votojne prej 11 vitesh dhe ju thot te ulun cmimet kjo eshte cmenduri me vete! Je ne kapitalizem o mavije,o abuzuesi me I madh I pushteteve qe te japin delet dhe cmimet I vendos kerkese/ oferta!

    1. Para zgjedhjeve jane bere gati te lirohen me urdher te rames 1000 kriminela te rrezikshem per tu perdorur nga strukturat e caktuara per vota. Policia do e fshehi.

  8. Eshte nga rastet e rralla qe e mbeshtes plotesisht Ramen ne ate qe thote.
    Por faj ketu ka dhe Rama. Vertete qeveria nuk i cakton dote cmimet, por plazhet jane te saj dhe aty ajo mund te vendosi nje cmim tavan, mos te lejoje cmime apsurde prej 30-50€ cadra. Gjithashtu duhet te vendosen standarte per largesine ne shezlloneve, etj..
    Po e bejne Jugun me keq se Durresin…

    1. Nuk kemi pare gje akoma…Ah popull legen qe vetem ul koken
      Ne vend qe pronaret e hoteleve mos ti len kryetaret e bashkive te hyjne ne zyre dhe kur vjen ajo Bela qe ben sfilate neper bregdet me psiqqiken Kumbare ti degjenerojne me vez e me domate..Shum mire ti ofendoje e ti masakroje maloket e Jugut dhe te Veriut

    1. hahahahahahahaaaaaa ……………. ma ha mendja qe patronazhistet mavi do ta perdorin kete shprehje edhe pas 100 vitesh , jane hajvan te lindur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *