• |
ide | kryesore

Shtyhet seanca për ‘Gërdecin’ në GJKKO, mungon ish-ministri Mediu dhe një nga ekspertët

Lajme, Të fundit
FATMIR MEDIU SPAK


Gjykata e Posaçme ka shtyrë sërish seancën për dosjen ‘Gërdeci’, ndërsa shkak është bërë mungesa e një prej ekspertëve. Ish-ministri Mediu nuk është paraqitur në sallë, ndërsa të pranishëm janë avokati mbrojtës Ardian Visha dhe avokati tjetër Henrik Ligori.

Gjykata relaton që në sekretarinë e gjykatës janë paraqitur pyetjet me shkrim për ekspertët, në total 113 pyetje, ndërkohë në seance nuk është paraqitur një nga ekspertet, Ymer Stafa, i cili ka njoftuar se nuk mund të jetë i pranishëm për arsye shëndetësore. Seanca e radhës do të mbahet më 31 Korrik ora 09:00.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *