• |
ide | kryesore

Temperaturat e larta, qindra persona përfundojnë në spital për shkak të vapës në Gjermani

Lajme, Të fundit


Vapa ekstreme është një problem shëndetësor në rritje. Shumë vetë në Gjermani kanë përfunduar madje në spital për shkak të kësaj vape. Për shkak të nxehtësisë ekstreme, në periudhën nga viti 2002 deri në vitin 2022, mesatarisht rreth 1.500 njerëz janë shtruar në spital çdo vit në Gjermani. Në 20 raste, vapa ishte shkaku i drejtpërdrejtë i vdekjes, njoftoi Enti Federal i Statistikave.

Gjatë viteve të fundit, nxehtësia dhe dëmtimet e shkaktuara nga nxehtësia ose rrezet e diellit kanë çuar në një mesatare prej 1.500 trajtimesh spitalore në vit. Problem për shëndetin e popullatës këtu është edhe vapa ekstreme”, thuhet në raportin e këtij Enti, i cili bën një vështrim prapa në periudhën 2002-2022.

Gjatë kësaj periudhe, vapa ishte shkaku i drejtpërdrejtë i vdekjes për një mesatare prej 20 njerëzve në vit. “Temperaturat shumë të larta në përgjithësi rrisin vdekshmërinë,” thuhet në raportin e Zyrës Federale të Statistikave. Në shumë raste, kombinimi i të nxehtit dhe sëmundjeve të mëparshme rrit rrezikun e vdekjes numri i vdekjeve është rritur sepse nxehtësia shpesh ka një efekt indirekt në vdekshmëri.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *