• |
ide | kryesore

Video e festimeve me kore raciste e Argjentinës tërbon Francën: Fofana shpërthen kundër Enzo Fernandez

F1, Sport, Video
Fernandez


Federata Franceze e Futbollit (FFF) synon të paraqesë një ankesë në FIFA dhe të ndërmarrë veprime ligjore pas thirrjeve raciste nga anëtarët e ekipit kombëtar të Argjentinës, fitues i Kupës së Amerikës. Presidenti i FFF-së, Philippe Diallo, “dënoi me shprehjet më të forta deklaratat e papranueshme raciste dhe diskriminuese të drejtuara ndaj lojtarëve të kombëtares franceze”. Thirrjet u dëgjuan gjatë një videoje live të postuar në rrjetet sociale nga mesfushori i Chelsea dhe Argjentinës Enzo Fernandez, nga autobusi i ekipit, gjatë festimeve të fitores.

Disa lojtarë, përfshirë Fernandez, përsëritën një këngë që lidhet me finalen e Kupës së Botës 2022, të cilën Argjentina e fitoi ndaj Francës, e cila shënjestron Kylian Mbappé dhe përfshin fyerje homofobike (“Ata luajnë për Francën, por prindërit e tyre janë nga Angola. Nëna e tyre është nga Kameruni, ndërsa babai është nga Nigeria. Por pasaporta e tyre thotë franceze”).

Lexo më tejVideo/ Messi i dëmtuar e në lot në pankinë, Lautaro i dhuron Argjentinës Kupën e Amerikës

“Përballë peshës së këtyre deklaratave tronditëse, në kundërshtim me vlerat e sportit dhe të drejtave të njeriut, presidenti i FFF ka vendosur të sfidojë drejtpërdrejt homologun e tij argjentinas dhe FIFA-n dhe të bëjë një ankesë ligjore për komente fyese raciste dhe diskriminuese”.

Wesley Fofana, bashkëlojtari i Fernandez te Chelsea, kritikoi videon në rrjetet sociale. “Futbolli në 2024: racizëm pa komplekse”, tha francezi në X. Ministrja franceze e Sportit, Amelie Oudea-Castera, i kërkoi gjithashtu FIFA-s të ndërhynte. Të gjithë lojtarët francezë të Chelsea me origjinë afrikane (Wesley Fofana, Axel Disasi, Benoît Badiashile, Malo Gusto, Lesley Ugochukëu, Christopher Nkunku) ndaluan së ndjekuri Fernandez në Instagram.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *