• |
ide | kryesore

Zjarr në fushën e mbetjeve të inceneratorit të Elbasanit, shtëllungat e tymit ‘pushtojnë’ zonën

Arkiva, Lajme


Fusha e mbetjeve në inceneratorin e Elbasanit është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm duke shkaktuar shtëllunga tymi dhe rrezik për një katastrofë mjedisore në zonën përreth, e cila është një zonë e banuar nga qindra familje. Vatra e zjarrit duket mjaft aktive dhe burime zyrtare bënë me dije se po punohet nga forcat e shërbimit zjarrfikës për izolimin e saj.

Për momentin nuk janë të qarta shkaqet e rënies së zjarrit, por dyshohet se mbizotërimi i temperaturave mjaft të larta është shakatari kryesor. Duke qenë se prej kohësh procesi i ndarjes dhe djegies nuk ashte kryer, fusha e plehrave është e tejmbushur duke u kthyer në katastrofë mjedisore për Elbasanin. Edhe gjatë verës së 2023, landfilli i Elbasanit u përfshi nga flakët të cilat u shuan pas disa ditësh me ndërhyrjen e qindra forcave te shërbimit zjarrfikës, emergjencave dhe ushtrisë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *