• |
ide | kryesore

Adeyemi: “Unë te Juventus? Jam mirë në Dortmund, por në jetë nuk ka garanci”

Sport
Adeyemi


Karim Adeyemi nuk ekspozohet, por flet për një të ardhme hipotetike te Juventus. Në fakt, bardhezinjtë janë klubi më i interesuar për të. Tashmë ka pasur edhe kontakte mes palëve. Megjithatë, 22-vjeçari nuk është i sigurt për largimin nga Borussia Dortmund. I zhgënjyer, pas përjashtimit nga Europiani që sapo ka përfunduar, ai nuk dëshiron të bëjë një zgjedhje të gabuar. Ai dëshiron të luajë, sa më shumë që të jetë e mundur, në një klub të nivelit të parë për tu rikthyer me kombëtaren. “Nuk mund të them asgjë për Juventus – shpjegoi Adeyemi -. Unë vesh fanellën e Dortmund dhe jam shumë i kënaqur me këtë. Megjithatë, në jetë nuk ka garanci”. Me pak fjalë, e ardhmja mbetet ende për t’u shkruar.

Trajneri i ri i Dortmund, Nuri Sahin, foli edhe për të ardhmen e futbollistit të tij Adeyemi: “Karim e di se çfarë mendoj unë për të – tha ai -. Sigurisht që nuk do të filloj të komentoj thashethemet e ndryshme për transferimet. Për mua është e rëndësishme ajo që dëshiron Adeyemi dhe ajo që djali më ka thënë mua. Gjithçka tjetër nuk ka rëndësi për mua”.

Sezonin e kaluar 22-vjeçari luajti shumë më pak nga sa mendonte: ai luajti vetëm 10 ndeshje si titullar në Bundesligë, duke bërë vetëm 21 paraqitje. Ndrydhja e pjesshme e ligamenteve, që e mbajti jashtë fushës për dy muaj, nuk mjafton për të justifikuar shifra kaq të dobëta. Kjo është arsyeja pse ai mendon të thotë lamtumirë. Por Adeyemi e bën këtë duke i mbajtur letrat e tij të mbuluara.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *