• |
ide | kryesore

Afera e mikrokredive/ Agron Shehaj ia thotë në sy guvernatorit Sejko: A keni mjaftueshëm sedër të jepni dorëheqjen?

Arkiva, Lajme, Të fundit


Deputeti Agron Shehaj ka përmendur sërish rastin e vetëvrasjes së Pal Trashajt, i cili konsumoi fostoksinë para ambienteve të SPAK. Shehaj kishte radhën të drejtonte pyetjet për guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Pas kërkesës së vazhdueshme nga drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj, që Shehaj të kalonte te pyetja, ky i fundit iu drejtua guvernatorit me pyetjen: “Ju keni mjaftueshëm sedër zoti guvernator të jepni dorëheqjen?”

Pyetja e tij erdhi pas fjalës së guvernatorit të BSH, i cili shprehu ngushëllimet për të ndjerin, Pal Trashaj. Shehaj ka marrë vërejtje nga Felaj, dhe më pas iu hoq dhe e drejta e fjalës, pasi në mënyrë të vazhdueshme dhe me tone të larta ndërhyte në fjalën e Sejkos. Kështu deputeti nuk arriti të merrte një përgjigje për pyetjen e tij.


9 Comments

  1. Të vetmit që janë të shqetësuar dhe për forcimin e lekut dhe për “rënien” e turizmit janë shqiptarët tanë “patriotë” dhe tipa si Sali Berisha.

    Këtë të fundit e kuptoj dhe e justifikoj, se rri gjithë ditën mbyllur, nuk shkon dot në plazh tek vila në Lalëz, paratë e vjedhura me qindra milionë euro i ka ruajtur në euro dhe i kanë zhvlerësuar, dhe tani po nxiton t’i bëjë kulla.O kari agron kete guvernator e ka dekretuar bujar nishani me urdher te salihut

    1. Lekun ka vite qe po e subvencionon Rama me leket e droges ti vazhdon me “fajin e ka Saliu”. Nejse VK se nga Tepelena je ti..

    1. Do me thuash perse, apo se i beri nje pyetje ketij qe Rama e zgjodhi 2 here per te ngritur rrjetin e fajdeve (gjasme microkredite)

  2. Shumica e shqiptareve paguhen ne euro dhe jane jashte, paraja u zhvleresohet ne Shqiperi sepse ekonomia kriminale, me sakte nje skeme e ideuar ndoshta nga gruaja e Edi Rames per zhvleresim fiktiv te euro me qellim grumbullimin e euro dhe perdorimin e euro kur te hiqet leku, mendoni ca ndikimi do kete ne ekonomi kjo euro? Pra zhvleresimi i euro nuk eshte pozitiv per popullin, per krimin eshte! Guvernatori eshte koke e kembe ne skema kriminale financiare, ne mos si ideues eshte zbatues! Nuk kane seder as nga te vdekurit e krimeve te tyre pasi jane “llanze” me kokaine mengjes dreke darke, eshte me tru te mpire dhe tashme e kane mendjen vetem te shpejtesia me te cilen duhet te vjedhin sasi sa me te medha parash, jane ne gare me nj-tj! Ky popull qe i voton eshte per te ardhur keq per ne qe kemi dy fije mend, por nuk degjojne..pervec keqardhjes, veten pacin me qafe! Respekte Zoti Agron, i bie direkt e ne palce ketyre plehrave..duhesh mbeshtetur Agron, do te te votoj familjarisht! Kurajo e bej kujdes nga keta se jane hiena..

    1. Zhvleresimi euuros e ben Rama se intereson ta blej lire se ka borxhe te Bondeve qindra miliardeshe per te lar ne euro.

  3. O Shehaj po a i bëhet një pyetje e tillë një rilindasi??? Ai për atë punë është atje të bëjë shtetin me anë të bandës fajdexhi!!! Dhe gjithë përfitimet ndahen ndërmjet shtetit dhe miqve rilindas, të ashtuquajturit institute të mikrokredive!!!

    1. Faktikisht Pytja esht e gabuar. Te qe e sakt Parti e Vicidolsit bente pytjet e duhura dhe gjitthve na kish pas. Po jan parti gjakataresh banditash njelloj si partia qendres djatht e Rame huliganit.

  4. opozita po përgatit alibinë e një humbje të ardhshme.

    Kur kjo të ndodhë, atëherë alibia do të jetë shumë e thjeshtë: Nuk kishte qeveri teknike, ndaj nuk u bënë zgjedhje të lira, ndaj votat u vodhën, ndaj sistemi u prish, ndaj e majta do të qeverisë me bandat, ndaj….

    Gjithçka është më e thjeshtë: Peshqit e vegjël, rioshët e ri ardhur me brekë nëpër këmbë në selinë e opozitës, do të jenë llupësit e peshkut të madh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *