• |
ide | kryesore

Aksident në Fier, plagoset rëndë i moshuari

Arkiva, Lajme, Të fundit
Bulqizë


Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Shën Pjeter të Fierit. Bëhet me dije se një banor i fshatit i cili ka qenë duke lëvizur me biçikletë, është goditur nga një automjet dhe si pasojë e përplasjes 73-vjeçari ka përfunduar në asfaltin e rrugës.

Pas njoftimit në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe një ambulancë e cila e ka transportuar 73-vjeçarin në Spitalin Rajonal Fier, ku po merr ndihmën mjekësore dhe sipas burimeve të informacionit ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit në fjalë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *