• |
ide | kryesore

Djali autik i lënë në makinë ndërroi jetë, lirohen prindërit shqiptarë në Greqi

Lajme, Të fundit
Mbajti të mbyllur dhe dhunoi bashkëshorten dhe fëmijën, arrestohet shqiptari në Greqi


Petrit dhe Vezire Elezi, 56 dhe 48 vjeç, janë lënë të lirë nga Gjykata e Halkidës, pasi u arrestuan nën akuzën se kishin lënë në makinë nën temperatura të larta djalin e tyre autik, i cili ndërroi jetë.

Në seancën e zhvilluar, Gjykata vendosi për ta masën e sigurisë detyrim paraqitje një herë në muaj. Çifti u mbrojt nga avokatja Vasilea Oikonomou. Dy prindërit thanë se janë të shkatërruar nga ngjarja tragjike, ndërsa theksuan se 23-vjeçarit i pëlqente të kalonte kohë në makinë dhe i kishte gjithmonë dritaret të hapura, ndërsa i çonin ujë dhe ushqim.

Sipas burimeve, temperatura ka qenë shumë e lartë, dhe 23-vjeçari ka qëndruar brenda makinës për të paktën tre orë. Sapo kanë zbritur, prindërit e tij kanë hapur makinën dhe e kanë çuar fillimisht në Qendrën Shëndetësore të Aliverit dhe më pas në Spitalin e Halkidës, ku thjesht u konfirmua vdekja e tij, e cila mund të ketë ardhur si pasojë e goditjes nga të nxehtit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *