• |
ide | kryesore

Fondet e IPARD/ Bardhi: Ministria e Bujqësisë është shpallur ‘Skenë krimi’”

Lajme, Të fundit


Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi kërkoi edhe një herë mocion me debat lidhur me raportin e OLAF për fondet e Komisionit Europian në ndihmë të bujqësisë shqiptare. Bardhi akuzoi mazhorancën se do që t’i mbajë të mbylura fondet e IPARD për fermerët, pasi Konferenca e Kryetarëve dje e mohoi.

“Ka një njoftim zyrtarë të zyrës kundër mashtrimit në BE se ka informuar autoritetet përgjegjëse mbi raportin përfundimtar të zyrrës së OLAF mbi abuzimet në bujqësi. Nuk e di se çfarë më shumë kërkoni. Ministrja është prezente. Duhet ta ketë marrë raportin e OLAF. Në raport theksohet se pas hetimeve të rasteve të denoncuara, institucionet shqiptare kanë abuzuar me fondin në vlerën 33 mln euro, fondi konsiderohet i papërshtatshëm dhe kërkohet pezullimi i fondit. Ministria e Bujqësisë është shpallur “Skenë krimi”.

Raporti është përfundimtar dhe micioni me debat bazohet mbi njoftimin zyrtar. Asnjë e dhënë nuk është thashethem, por është dokumenti zyrtar mbi kontrollin publik. Pas hetimit të rastete është vërejtur se është abuzuar me fondin e dhënë në kuadër të IPARD 2, konisderohet i papërshtatshëm dhe i kërkohet KE të pezullojë dhënien e fondit IPARD 3, 112 milion euro derisa të merren masa për të mbrojtur interesat financiare.

Opozita i shtriu dorën mazhorancës që të analizojmë gjetjet e OLAF, në funksion të zhbllokimit të fondeve. Ata që vuajnë pasojat janë qytetarët shqiptarë. Jemi për të përfaqësuar interesin e qytetarëve shqiptarë, që këto fonde të zhbllokohen.

E vetmja kopetencë e konferencës së kryetarëve është të caktojë datën e mocionit për debat. Dhe jo më vonë se 30 ditë nga paraqitja e kërkesës për mocion. Doni t’i mbani të bllokuara fondet për fermerët. Janë 112 milion euro të dhëna në dispozicion. A është ky interesi i të gjithëve ne? Kolegët thoshin në Konferencën e Kryetarëve të mbylli Prokuroria hetimet.

Detyra jonë është që fondet t’i bëjmë efektiv një orë e më parë. Çfarë po bën kuvendi që këto fonde t’i shkojnë bujqësisë? Nuk kanë kohë për të pritur. Përgjegjësia është juaja. Debatin do ta bëjmë. As ju Kryetare as Konferenca e Kryetarëve nuk ka të drejtë të na mohoj të ndihmojmë fermerët shqiptarë”, tha Bardhi.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *