• |
ide | kryesore

Kuvend/ Diskutohet heqja e ligjit të luftës me Greqinë dhe interpelanca me ministret Manastirliu e Denaj

Lajme, Të fundit


Kuvendi zhvillon sot seancën plenare të radhës, ku në rend të ditës do të jetë diskutimi për projektdeklaratën “Për forcimin e bashkëpunimit me Republikën e Greqisë dhe heqjen e ligjit të luftës” .

Gjithashtu, në seancën e sotme do të zhvillohen edhe dy interpelanca me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa dhe me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, kërkuar nga deputeti Agron Shehaj.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe disa raporte vjetore të institucioneve, të Avokatit të Popullit, Bankës së Shqipërisë, Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Autoritetit të Konkurrencës, të Institutit të Statistikave (INSTAT) si dhe të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit për vitin 2023.

Ndër të tjera Kuvendi do të marrë në shqyrtim edhe projektvendimin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e avokateve si dhe projektvendimin “Për ngritjen e Nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik” .

Gjithashtu, Kuvendi do të miratojë disa pr/rezoluta për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të Prokurorit të Përgjithshëm, të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD), të Këshillit të Lartë Gjyqësor si dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *