• |
ide | kryesore

Protesta para bashkisë/ Këlliçi: SPAK, si organizatë partnere e PS

Arkiva, Lajme, Të fundit


Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këllicci gjatë fjalës së tij në potesten qytetare tek bashkia e Tiranës, ka akuzuar Altin Dumanin e ka kthyer SPAK në një organizatë partnere të PS-së.

Këlliçi i ka drejtuar Dumanit disa pyetje publike, se ku kanë shkuar 132 mln eurot e inceneratorit të Tiranës, apo 30 milionë eurot e 5D, dhe çfarë po bëhet me padinë ndaj Karlo Bolinos që ka vjedhur 4 mijë metër katrorë tokë, për të bërë një televizion kundër opozitës.

“Zyrtarisht PS-ja nga kjo javë, ka 3 organizata partnere, forumin rinor, forumin e gruas, dhe forumin e drejtësisë të drejtuar nga Altin Dumani.

Pse po e them këtë? Mbrojtje dhe nënshtrim më të shpifur se sa ka bërë Altin Dumani ditën e hënë në seancën parlamentare për 4 orë duke mos dhënë asnjë përgjigje për vjedhjet e qeverisë, korrupsionin në bashkinë e Tiranës, vjedhjet e Veliajt dhe Ramës, nuk kemi parë kurrë një prokuror që të dalë e të raportojë për bilancin e punës së tij dhe në 99% të përgjigjeve të thotë se ‘nuk shprehem dot se kjo çështje është nën hetim’.

Nuk kemi parë kurrë një prokuror të duartrokitet nga mazhoranca. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se janë në aleancë të hapur me njëri-tjetrin. Ajo mazhorancë që do të duhej të dridhej para prokurorit dhe drejtuesit të SPAK, e mori në mbrojtje dhe nga kush? Nga opozita, deputetët e opozitës që kërkonin përgjigje për pyetje që sot i shtron çdo qytetar shqiptar.

Ku kanë shkuar 132 mln euro të inceneratorit të Tiranës.

Ku kanë shkuar 30 mln euro të bandës 5D.

Si ka mundësi që kryeministri i këtij vendi jep një bonus 8% për një kompani që nuk ekziston.

Si ka mundësi që kemi dërguar një kallëzim penal për EcoParkun e Durrësit për kryeministrin dhe ende nuk ka asnjë lëvizje nga SPAK, ku është e vetmja procedurë që me firmën e tij, Edi Rama ka përshpejtuar vjedhjen e të paktën 19 mln eurove.

Si ka mundësi që për EcoTiranën, për lidhjet e Erion Veliajt me Ndraghetën, sot SPAK nuk ka asnjë përgjigje. Por meqë Alti Dumani në parlament kërkoi pyetje me shkrim që të marrë përgjigje, opozita dhe PD sërish vendosi të zbatojë ligjin.

I kemi dërguar këto dy ditë, pyetjet Altin Dumani. Kërkojmë të merret në pyetje punonjësja Jona Bejko që thotë, se lali Eri është pronar dhe aksioner në hotelin 50 mln euro në Durrës dhe se pronarët e saj kanë të paktën 4 kompani ndërtimi.

Dhe Altin Dumani do të duhet ti përgjigjet opozitës dhe PD-së pse nuk zbaton vendimet e gjykatave, pse po amniston këtë bandë.

Nuk mund të harrojmë edhe pyetjet që i kemi dërguar SPAK në lidhje me një hajdut të pashembullt që quhet Karlo Bolino që e quan veten pronar televizioni. Që ka vjedhur 4 mijë metra katrorë truall të destinuar për shkollë. Që e ka kthyer në një televizion privat, që e mban me tenderat e AKSHI-t.

Për çfarë, për të sulmuar opozitën, për të goditur deputetë e funksionarë të opozitës, për të dekurajuar opozitën. E çfarë ndodh me këto televizioneve. I bëjnë fresk nga mëngjesi në darkë Edi Ramës dhe Erion Veliajt dhe na thonë se inceneratori i Tiranës është shumë i bukur.

Të dashur qytetarë, refuzoni me përbuzjen më të madhe këto modele hajdutërie që janë instaluar në politikë dhe media. Ne këtë betejë nuk do ta ndalim. Nga java tjetër do të fillojmë serinë e denoncimeve para zyrave të organizatës partnere të PS-së, SPAK për të gjitha aferat e kësaj qeverie”, tha Belind Këlliçi gjatë fjalës së tij.


12 Comments

  1. Ore se sot erdha. Sikur kishte fillu hetimin SPAK per 21 Janarin. Urime
    Nese arrin te hetoj keto ngjarje Shqiperia ja ka dale te kete institucione qe ndihmojne popullin.

  2. Kelliço, o dhondrri i Tan Shkrelit, zarit te Rames,qe ke per vjerre ate ish deputeten qe “e shpernda su krypen”, me mire mylle gojen se ke humb edhe me nje varikars si Veliaj.

  3. Me kete menyre te protestuari perfunduat “kokoshi nje thele” . Palloshit po nuk i treguat forcen dhe forcen e dhunes i jepni ymer edhe 20 vite te tjera . Ju as te qini e as te leshoni , biles ju as ta ngrefni o plehra . Por duhet ta dini se thjesht po beni vetvrasje , ne 2025 do ta merrni pergjigjen o opozit leshi , Nuk me rruhet per ju por per veten dhe shqiptaret

    1. Ty qe te rruhet per vehten tende e ke zgjidhjen: Gam-gam ne rjetet sociale e futi nje grosh ne darke e kjo eshte jeta . Si gjithmone fajet i ka opozita.Pale se cfare kupton ti me opozite hajde gjeje ne ate koken tende te mbushur me dicka tjeter pervecse me mend. Opozitare o trung jane te gjithe ata qe jane te pakenaqur me gjendjen ku jetojne. Derat jane te lumtur te zhgryhen ne batak e kullosin po atje

      1. Ti nuk je opozitar por partiak dhe keshtu te takon te flasesh . Mos u merzit se me kete menyre opozitar do jemi edhe per ca kohe . ne nje vend ku funksionon demokracia mund te flisnim edhe keshtu por ne nje vend ku kriminelet bejne ligjin,kane parane dhe vjedhi sa e si te duan nuk funksionon me demokracia . Une jam me dhunen kur te shkoje ne norvegji do flas si ty

    1. Sufllaqexhinjte jane hedhur ne sulm. Baballaret e tyre ishin minj birucash ne kohen e Dulles qe shetisnin qeli me qeli per ti marre ne qafe ata fakire qe raca e kuqe i piketonte armiq te pushtetit popullor. Bijte e tyre jane me komode, e bejne ate pune nga bodrume ne “ liri” por qe mbeten minj birucash njelloj si eterit e tyre. Race e qelbur spiunash qe nuk na u nda si m… pas kepuces

      1. PO PSE NUK TE PELQEN TY O VLLAI I KARIT ? UNE I KAM QI ROPT KOMUNISTEVE DHE TE GJITHE PJELLES SE NDYRE TE TYRE POR KAM FRIKE SE EDHE KETA QE HIQEN SI OPOZITAR JANE KELYSH KOMUNISTASH .

        P.S.
        KURVEN KOMUNISTE E KE ME POSHT , MERRU ME ORA 14:17

  4. vetëm 16.5% e të anketuarve ishin simpatizantë të Berishës – goxha më pak se 42.5% që ishin simpatizantë të Ramës. Ndërkohë plot 34.3% e të anketuarve nuk simpatizonin asnjërin nga katër politikanët kryesorë.

    Që Berisha të konkurojë me Ramën elektoralisht, duhet të bëjë për vete një pjesë të mirë të segmentit 34-përqindësh të elektoratit gri.Ku jane shpellkaret e salihut me pushime ne ksamil dhe detyre te filmojne plazhet ne mengjes kur jane bosh,qe salihu ti perdori pastaj.

    1. Jan shkërdhyer mir mamatë motrat dhe farefisi i yt o patronazhist i orës14:17 prandaj han mut në llogari të Edi deriiiit s’je i vetëm ka edhe tjerë që jan shkërdhyer në sumë

  5. Si zihen miltantet me njeri tjetrin.
    Jeni mjeran qe te dyja palet.
    Ziheni per disa persona. Qe e kan ne terzi. Kan siguruar aq pasuri sa ju as nuk do ta imagjinonit.
    Eshte teater o koqe kanari.

    Po ju vazhdoni vazhdoni.
    Se ata qeshin qeshin me ju.
    Hahahahaha
    Hahah
    Hahah
    Hahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *