• |
ide | kryesore

Rama duhet të na tregojë ndonjë provë të ‘komplotit kundër turizmit’

Arkiva, Lajme, Të fundit


Nga Gjergj Erebara

Fillimisht ishte një deputet socialist. Denis Deliu, i cili në jetëshkrimin e tij zyrtar deklaron se ka studiuar në Akademinë e Policisë në Tiranë, pyeti në mënyrë retorike kreun e SPAK gjatë një seance plenare nëse ky i fundit ka nisur hetime për një shqetësim shumë specifik të Deliut. Sipas tij, “ka një sabotim të turizmit, ka rritje të nivelit të dizinformimit”, sepse, shtoi ai, “këto dizinformime dëmtojnë ekonominë shqiptare.”

“A ka hapur SPAK hetim ndaj këtij fenomeni, ndaj shërbimeve të huaja inteligjente”? pyeti Deliu, kuptueshëm, duke na e lënë mister se cili ishte burimi i tij i informacionit dhe se cilat ishin këto “shërbime të huaja inteligjente”.

Pastaj në skenë hyri vetë kryeministri me boritë e tij të shumta mediatike. Sipas asaj që Rama tha, ka “shumë video, lajme, komente të rreme të manipuluara, të bëra me qëllim, që duan të thonë që këtu s’ka ardhur njeri.” Sipas tij, kemi të bëjmë me “sulm të organizuar që vjen nga disa anë. Fakti është që sistemet tona të sigurisë kanë ndezur dritën e kuqe, të sigurisë kibernetike.”

Së fundmi, media proqeveritare deklaroi “fakte” më konkrete për të vërtetuar komplotin. Sipas një propagandisti qeveritar, agjenci të lidhura me resorte në Greqi paguajnë mediat, për të thënë që Shqipëria është e shtrenjtë.

Nuk është shumë e vështirë të dallosh nonsenset në të gjithë këtë. E para, nëse ka ndonjë sjellje të koordinuar, me fjalë të hedhura në ajër, të pambështetura në prova, nuk ka pse të shkojmë më tutje. Pastaj, në botën e sotme, turistët informohen në Booking dhe AirBNB apo shërbime të tjera të ngjashme për të parë se në cilën zonë ka dhoma të disponueshme dhe se sa kushtojnë këto dhoma. Rrjedhimisht, është shumë e vështirë që të “dizinformosh” një vizitor potencial duke publikuar lajme për plazhe bosh apo për çmime të larta. Sepse, nëse publikon video me plazhe bosh, kjo ka gjasa që do të nxisë më shumë turistë që të vizitojnë këto plazhe, në një kohë kur mbipopullimi i qendrave turistike është shqetësim madhor për shumë vetë.

Dhe, normalisht që është edhe kontradikta në vetë fjalët e Ramës. Nga njëra anë ai ankohet për këtë fushatën armiqësore kundër turizmit, ndërsa nga ana tjetër i bërtet operatorëve turistikë duke thënë se “kanë luajtur mendsh” me çmimet që kanë vendosur këtë vit.

Nga ana tjetër, deputetët e tij flasin për shërbime të huaja armiqësore kundrejt një vendi që, në fakt, rrethohet nga të gjitha anët nga aleatë. A mundet që, fjala vjen, një shërbim i huaj që përhap informacione të pavërteta dhe dëmtuese për turizmin shqiptar të jetë, Italia, Greqia, Maqedonia e Veriut apo Kosova, tre të parat, aleatet tona në NATO, ndërsa Kosova, ndonëse jo aleat në NATO, ka pak gjasa të hyjë në fushatë të tillë? Apo mos e kanë fjalën për Serbinë, vendin me të cilin kryeministri ka ndërtuar ura të forta bashkëpunimi përgjatë të gjithë dekadës së fundit (dhe një vend që nuk ka dalje në det dhe nuk ka se si të përfitojë duke na sharë turizmin ne)? Apo, mos ndoshta shërbimet sekrete turke, një vend me të cilin kemi jo thjesht aleancë, por marrëdhënie “vëllazërore”, po bëjnë atë që na shpjegoi Deliu në parlament? Apo pas fushatës dizinformuese është Putini?

Normalisht që vetë raporti në përmasa të shtyn të mendosh se, edhe nëse do të ishin me të vërtetë armiqësore, as Greqia, as Turqia as Italia, as Kroacia e as ndonjë vend tjetër nuk do të merrte mundimin që të shante në rrjetet e medias sociale turizmin shqiptar për të përfituar vetë. Greqia, subjekti më afërmendësh i një teorie komploti, ka një vijë bregdetare prej 15 mijë kilometrash (ndërsa Shqipëria ka 400). Në një vit të zakonshëm ka 30 milionë turistë, të cilëve arrin t’u shërbejë para së gjithash falë punës së qindramijëra emigrantëve shqiptarë. Turqia ka rreth 8400 kilometra vijë bregdetare dhe rreth 50 milionë turistë në vit. Me pak fjalë, larg të qenit “halë” në sytë e armiqve, Shqipëria është një vend tërësisht i parëndësishëm për t’u marrë, edhe nëse këto vende do të ishin armike, kur në fakt janë aleate.

Rama vetë na foli për “siguri kibernetike”. A mundet vallë? Siguria kibernetike nuk ka shumë të bëjë me thashethemet e pavërteta të përhapura në rrjetet sociale, por ka të bëjë me thyerjen e sistemeve kompjuterike. Ironia është që me të vërtetë Shqipëria ka një institucion të quajtur: Autoriteti Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike.

E treta, aludimi se ka agjenci turistike në shërbim të resorteve në Greqi. Kjo ka pak gjasa të jetë e vërtetë para së gjithash për faktin se Greqia nuk është një vend i njohur për resorte. Turizmi në Greqi është zhvilluar sipas modelit të njësive të vogla e të mesme ekonomike, nën pronësi kryesisht familjare, me shumë pak hotele të mëdha dhe kurrsesi, jo me llojin e komplekseve të njohura si “resorte” me shërbime masive siç janë ato në Turqi e Egjipt. Është pak e vështirë të imagjinohet që ndonjë Kostas apo Nikos nga hoteli i tij me pesë apo dhjetë dhoma diku në Greqi të lidhet me ca agjenci turistike, të cilave, t’u shkojë në mendje të shajnë turizmin shqiptar në mënyrë që turisti të mos shkojë në Golem apo në Orikum, por të shkojë drejtpërsëdrejti te ky në Greqi.

Çdokush ka të drejtë të thotë broçkulla, përfshirë deputetin Deliu apo opinionistët pranë qeverisë. Kjo hyn në kategorinë e të drejtave themelore të njeriut. Vetëm se kryeministri Edi Rama, në mënyrë që fjalët e tij të mos i klasifikojmë automatikisht në kategorinë e broçkullave, bën mirë në na japë ndonjë provë se ajo që ai tha, mbështetet në realitet dhe jo në fantazi. Ai mund ta fillojë shpjegimin duke na treguar se cilës agjencie qeveritare i është ndezur llampa e kuqe, se çfarë metodologjie analize ka ndjekur kjo agjenci për të identifikuar sjelljen keqbërëse si dhe, nëse mundet, të na tregojë nëse, kur z. Deliu foli për shërbime sekrete të huaja, ka pasur në mendje ndonjë informacion real nga agjenci reale të inteligjencës, apo jo.

Thuhet me të drejtë se teoritë e komplotit ngjisin më shumë në vendet e Evropës Lindore postkomuniste për shkak të historisë. Përgjatë dyzet e pesë viteve, shqiptarëve iu ushqye vazhdimisht dhe vazhdimisht ideja e të qenit e rrethuar nga armiqtë. Nga televizioni te gazetat, librat apo infomacioni i shpërndarë nëpër shkolla, shqiptarët dëgjonin se si armiqtë e jashtëm bashkëpunonin me ata të padukshmit, të brendshëm, për të na rrëmbyer ne këtë parajsën që kishim këtu. Aspekti i interesit ekonomik si mekanizmi që nxit sjelljet armiqësore dhe komplotiste ka qenë shumë i rëndësishëm në modelin e propagandës komuniste, (krahas imazhit të armikut që vjen të të çnderojë), si mjet për të nxitur urrejtje ndaj të huajit. Kjo shpjegon teorinë e komplotit mes interesit të “resorteve në Greqi”, agjencive turistike dhe lajmeve të rreme të publikuara “në media”, (emrat e mediave nuk jepen), që dizinformojnë turistët për çmimet në Shqipëri. Tre dekada pas rënies së komunizmit, mentaliteti i shqiptarit dhe aftësia e publikut për të mos rënë pre e propagandës me komplote dukshëm nuk është përmirësuar mjaftueshëm. Teoritë e komplotit i sheh në të dyja anët e politikës, me raste të padëmshme, e me raste, me rrezikun që mbartin për dehumanizimin e tjetrit, siç është rasti i teorive të komplotit me “Prindi 1” dhe “Prindi 2”. Është një politikë shumë e shëmtuar kjo, të cilën publiku bën mirë ta shohë ashtu siç është: një politikë të shëmtuar./BIRN


15 Comments

  1. Paranoja është instinkt ose proces mendor i cili besohet të jetë fuqimisht i ndikuar nga ankthi apo frika, shpesh deri në pikën e deluzioneve dhe iracionalitetit. Mendimi paranoik në mënyrë tipike ka natyrë persekutimi, ose besime konspirative në lidhje me kërcënim të përceptuar drejtë vetes (p.sh. “gjithkush është duke më ndjekur / duke dashur të më lëndojë”). Paranoja dallon nga fobitë, të cilat gjithashtu përmbajnë frikë iracionale, por zakonisht jo fajësim. Bërja e akuzave falso dhe mosbesimi i përgjithshëm ndaj të tjerëve shumë shpesh e shoqërojnë paranojën. Për shembull, një incident që shumica e njerëzve do ta shihnin si aksident apo koinçidencë, personi paranoik mund të besojë se ishte i qëllimshëm. Paranoja është simptoma qendrore e psikozës.

    marre nga wikipedia.

    Tani per koment , a eshte vetem lideri paranojak , apo kan shkuar per lesh kta si force politike koha do ta tregoje

  2. Genjeshtra ,mashtrime,hajni ose me dtejt te thuhet plaqkitje,nuk di qka ka tjeter ky drogaxhi qe korupton edhee nderkomtaret per interesa personale…!

  3. Erebare shtiret si naiv. Kjo nuk eshte propagande “per t’i marre turistet” shqiperise.
    Kjo eshte fushate per t’i hequr Shqiperise nje burim potencialisht te madh te ardhurash.
    Lufta eshte jo thjesht per parate, por edhe per te penguar kundershtarin qe t’i siguroje parate. Me ato para, ai mund te kete mbrojtje me te mire, arsim me cilesor, diplomaci me efikase, e keshtu me radhe. Pa ato para, vendi rival mbetet prapa teje dhe ti e kontrollon ekonomikisht, politikisht, e keshtu me radhe. Pra, Erebara, kujdes me miopine here tjeter. Se je demek dhe “ekonomist”.

    1. Ne nje vend normal keshtu funksionon. Ne Shqiperi ato para perfundojne tek xhepat e oligarkeve strategjike qe s’paguajne tatim.

      Fakti eshte qe jugu eshte shnderruar ne kantier ndertimi pa pike plani e orientimi. Infrastruktura eshte e dobet, plot vende kane cmime abuzive. Per te paguar po s’pate kesh me vete karta zor se te ben pune. Te gjitha keto jane probleme qe te huajt i verejne, ndryshe nga shume shqiptare.

    2. Ke te drejte , pak a shume shërbimet e huaja qe kane interes qe te mos zhvillohet Shqiperia , edhe nqs vendi per te cilin punojnë nuk eshte rival me Shqiperine per turizmin ( rasti klasik Serbia ) , mund te perpiqen qe te demtojne …biles Greqia e ka bere këtë dikur duke derdhur vajrat e anijeve te tyre pranë brigjeve tona ne fillimet e sezonit ( qershor ) disa herë .
      Per rastet e terrorizmit ne resortet e Egjiptit vite me pare ( Sarm el Sheik ) , akuzohet direkt sherbimi Izraelit , i cili kerkonte te devijonte turizmin egjiptian ne Israel dhe e shikonte Egjiptin si nje rival ne kete biznes .
      Pra raste te terrorizmit agjenturor dhe dezinformimit ne lidhje me turizmin bota njeh plot .
      Mirëpo Kryeministri yne ne kete rast ,si gjithmone, kerkon te gjeje fajtore tek faktore te jashtem , dhe harron qe ne fakt turizmi i vjetshem ishte turizëm ne masën me te madhe i njerëzve me canta dhe bicikleta, te cilet nuk shpenzojnë dhe udhetojne per kuriozitet dhe jo ne menyre te perseritur .
      Ka zhgenjim nga qeveria per te ardhurat e pritshme , por edhe nga personalisht kryeministri qe pasi ka dhene gjithë bregdetin nëper 20-30 duar te miqve te vet ( investitoreve strategjik) sheh qe nuk po ecin parashikimet sic duhet, dhe po shihet idili i “Maldiveve” te Europes .

    3. Zika mire sivjet po na i rezojne te ardhurat armiqte ( te jashtem e te brendshem) por vjet sa te ardhura patem kur nuk ishte ky komplot? Mos ne shqiptaret jetojme akoma nen propoganden e Enverit?

      1. Erebare, te ka ngec sahati ne 1985. Te bej thirrje te hysh ne realitetin e shekullit 21 dhe te informoj se Enverika vdek para gati gjysem shekulli, ju vazhdoni donkishotizmin kunder enverizmit. Jeni aq te mbaruar dhe komike me kete fobine: “poshte Enveri” 50 vjet pasi ai ka vdek, saqe as kohen e Enverit nuk arrini dot me narrative. Ju qe therrisni sot 50 vjet pas vdekjes se Enverit “Poshte Enveri”, jeni po aq idiote sa c’do ishin komunistat, ne qofte se me 1980 do therrisnin “Poshte Musolini”. Permenduni o derdimene. Nuk ua ka fajin Enveri se jeni ju kokegdhenj.

  4. E pra e shikoni qe “armiqte” jashtem duan te krijojne panik ne regjimin e rilindjes se hajnise.
    Na kane hale ne sy por ne nga fitorja ne fitorje me liderin tone global do t’i shpartallojme armiqte e brendshem e te jashtem.

  5. “Është në stilin e ‘Berishizmit’ që të përhapë shpifje, të sajojë gjëra kot dhe për të përcjellë gjërat që do ajo. Këtë gjë e kemi parë gjatë gjithë kohës. Rama eshte ne Londer per te blere me para kryeministrin e rradhen,se te tjeret i ka blere,keshtu thote kryeShpellKari salih karaxhic berisha.

  6. Rama apo Deliu nuk e thone , por dihet se komploti ndaj turizmit eshte organizuar nga

    Saliu apo sic i thote dikush per shkurt Berisha. Pse e ben Saliu kete ? Ja cka llogaritur

    mendja djallezore e Saliut. Bumi i madh turistik i viteve te qeverisjes se Rilindjes ka sjelle

    shume te ardhura edhe ne buzhetin e shtetit. Meqenese dihet boterisht se buxhetin e shtetit

    e vjedh qeveria e rilindjes dhe keshtu rilindja behet gjithenje me e fuqishme, ka mundesi

    me te medha te vjedhe e blej votat, te korruptoje mediat, ambasadoret e nderkombetaret

    madje edhe nje pjese te opozites duke bere praktikisht te pamundur rrotacionin e pushtetit.

    Duke i ditur te gjitha keto, Saliu me te vetet ka organizuar nje vale dezinformimi global dhe

    ne bashkepunim me agjentura te huaja aleate

    Eshte kjo aresyeja kryesore pse Gjykata e Larte la ne fuqi masen e arrestit ndaj Salihut

    nga Vucidoli apo “nongrates”. Keshtu qe po nuk iu mbyll goja Saliut, po nuk iu mbyll interneti

    telefoni dhe cdo mjet komunikimi madje duke vene perde re trasha apo batanie edhe nga

    jashte dritares, nuk kane per te ardhur me turiste ne Shqiperi.

  7. Ky druni i shtremet mire qe ka rreshkit vete, por e ka bere edhe banden e tij te rreshkitshme nga trute. Besoj skenar per filma me te mire per shoqen Spirdhopalinuk ka, meqe ajo çmendet per skenare.
    Po keta jane aq loqe saqe e bene numrin e shqiptareve te Kosoves si turiste gati 1.7 milion, kur nga censusi i fundit rezulton te jene 1.586.023 banore, pra pleq, plaka, te rritur, femije dhe bebe. duke marre ne konsiderate qe te pakten gjysma e ketij numri mund te vijne ne shqiperi per pushime ky i shtremti dhe te shtremtit e tij i numerojne njerezit nga dy here.
    Ky i shtremti ka rreshkit e bashke me te eshte shtuar numri i te rreshkiturve hajt ishalla thyjne qafen tamam

  8. Ketu feneri… marrje…
    Nofton fikun…. se ka levizje te dyshimta ke breket e detit….
    Njofto arin e gjate …. marrje … si me degjove….

  9. Të vetmit që janë të shqetësuar dhe për forcimin e lekut dhe për “rënien” e turizmit janë shqiptarët tanë “patriotë” dhe tipa si Sali Berisha.

    Këtë të fundit e kuptoj dhe e justifikoj, se rri gjithë ditën mbyllur, nuk shkon dot në plazh tek vila në Lalëz, paratë e vjedhura me qindra milionë euro i ka ruajtur në euro dhe i kanë zhvlerësuar, dhe tani po nxiton t’i bëjë kulla.

  10. na shkaterruan komunistat o vlla. ne `45 na vrane na pren na futen hurin, tani po ne marrin neper kemb, hajde mblidhemi njeher si vllezer, si anti komunsista ta marrim vesh kete pune ku po gabojme???? nje analize te sinqerte. mblidhemi tek ky portal qe ka mbet si fanar i vetem qe ndricon dhe ta shoshisim kte pune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *