• |
ide | kryesore

Video/ Keko në shtesë kualifikon Partizanin: Shehi në raundin e dytë të Conference League

F1, Sport, Video
Keko


Partizani shkon në raundin e dytë të Conference League jo pa vuajtje. Të kuqtë e Orges Shehit triumfojnë në transfertë 1-2 përballë maltezëve të Marsaxlokk, duke evituar shtesat vetëm në minutën e 93′. Një sukses me përmbysje për kryeqytetasit, që u befasuan fillimisht nga Juri, por kthyen gjithcka me barazimin e Carës, ndërsa në fund vulosi fitoren Keko.

Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, u kuptua se nuk do të ishte e lehtë në Maltë. Rikuperimi i Murataj, megjithatë, e kishte lehtësuar punën e Shehit, që nuk ndryshoi gjë në krahasim me ndeshjen e parë. Pa Taipin, iu deshën sforco Rrapajt për të lidhur repartet, por tentativat e të kuqve nuk patën sukses. Bintsouka u ndal nga shtylla, Rrapaj nuk mposhti dot portierin, por Partizani çuditërisht u dënua sapo nisi pjesa e dytë.

Lexo më tejVideo/ Tirana optimiste, Partizani zhgënjyes: nis me barazime aventura shqiptare në Conference League

Juri mposhti Qirkon me një goditje të fortë, por Partizani reagoi me forcë. Vetëm dy minuta zgjati avantazhi i vendasve, sepse Cara barazoi rezultatin. Partizani u shty përpara, por rrezikoi të ndëshkohej në minutën e 58 nga Igor, që gjeti reagimin fantastik të Qirkos. Shehi bëri lëvizjet e tij dhe në fund provoi hodhi në fushë kartën që rezultoi fituese. Keko vetëm prej pak minutash në fushë i dhuroi fitoren të tijve, duke shënuar në minutën e 93′. Partizani shkon në raundin e dytë ku e presion gjeorgjianët e Iberia 1999, ose ish-Saburtalo.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *