• |
ide | kryesore

Video/ Torpedo fundos Tiranën në Elbasan Arena: gjeorgjianët kualifikohen me golin blitz të Johnsen

Sport, Video
Torpedo


Tirana del jashtë Europës që në raundin e parë të Conference League, e mposhtur në Elbasan Arena 0-1 nga Torpedo Kutaisi. Gjeorgjianët bënë të vlente goli blitz i shënuar që në minutën e tretë nga Johnsen, të cilën e mbrojtën deri në fund. Tirana provoi të ndryshonte gjërat, por në fund detyrohet të dalë nga kompeticioni në aktin e tij të parë me rezultatin e përgjithshëm 1-2.

Në sfidën e kthimit, të vlefshëm për raundin e parë të Conference League, Tirana pa t’i prisheshin të gjitha strategjitë që në minutën e 3′ në golin e shtatlartit Johnsen. Avantazhi gjeorgjian e bëri detyrim ofensivën bardheblu, që në fakt erdhi. Tirana u shty përpara në kërkim të golit, por nuk ishte shumë e qartë, pavarësisht se me Jonuzin, Haxhiun e Prengaj provoi të kthente ekuilibrin.

Lexo më tej: Video/ Keko në shtesë kualifikon Partizanin: Shehi në raundin e dytë të Conference League

Bardheblutë e Bledi Shkëmbit, pavarësisht lojës pozitive, nuk arritën të shënonin edhe në pjesën e dytë, kur fillimisht Soler (48′) dhe Bajrovic (60′) rrezikuan portën e Kljajiç. Torpedo arriti të mbronte fitoren në transfertë dhe të arrinte kualifikimin për në raundin e dytë të Conference League, ku kundërshtar do të jetë Omonia Nicosia.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *