• |
ide | kryesore

Video/ Valur e turpëron në Loro Boriçi me poker: Vllaznia shthuret, Brdaric eliminohet nga Conference

Sport, Video
Valur


I shkoi pranë fitores në Islandë, kur luante me 10 lojtarë, por ishte një iluzion i pastër. Konfirmimi erdhi në ndeshjen e kthimit që Vllaznia e luajti në “Loro Boriçi”, ku u dërrmua 0-4 nga Valur. Një ndeshje pa histori, edhe pse pretendimet e kuqebluve ishin të tjera. Valur e mbylli çështjen e kualifikimit që në pjesën e parë, ndërsa pastaj administrimi ishte i kuptueshëm.

Me 2-2 në Islandë, u mendua se Valur do të kishte të vështirë transfertën shkodrane, por ndodhi krejt e kundërta. Lojtarët e Gretarsson e patën gjithçka fare të lehtë, duke shënuar 3 gola që në pjesën e parë. Sigurdsson zhbllokoi ndeshjen në minutën e 13′, ndërsa pas tre minutash dyfishoi shifrat Tryggvason. Vllaznia ende pa marrë veten nga goditjet e forta, pësoi edhe golin e tretë të Pedersen, në minutën e 36′.

Lexo më tej: Video/ Torpedo fundos Tiranën në Elbasan Arena: gjeorgjianët kualifikohen me golin blitz të Johnsen

Çfarëdo që Brdaric të mendonte për të ndryshuar në pjesën e dytë, nuk do të kishte efikasitetin që dëshironin tifozët kuqeblu, sepse rezultati ishte i rëndë. Haraldsson, pastaj, shënoi edhe golin e katërt në minutën e 68′, duke firmosur me poker daljen e turpshme të Vllaznisë nga Conference League. Brdaric tani duhet të bëjë shumë punë, sepse ky ekip ka dëshpëruar tifozerinë e saj që në dy ndeshjet e para dhe për një kampionat rivalizues me Egnatian e Partizanin, ndoshta duhet një tjetër sforco në merkato.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *