• |
ide | kryesore

Vrìtet polici në Serbi, autorë dyshohen dy vëllezër shqiptarë

Arkiva, Lajme, Të fundit
polici, Serbi, Hajrizi,


Mëngjesin e sotëm, në vendin e quajtur Lloznicë të Serbisë, mediat serbe shkruajnë se është vrarë një polic dhe është plagosur një tjetër.

Sipas deklarimeve të ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq, në vend të ngjarjes është gjetur një pasaportë e Kosovës me emrin Artan Hajrizi (1990), raporton Klankosova.tv.

Daçiqi tha se rasti ka ndodhur pasi policia ka ndaluar një veturë tip “Mercedes” me targa të Tutinit, Serbi, në të cilën tha se ndodheshin dy persona.

Ndërkaq, sipas informatave të Klan Kosova nga organet e drejtësisë, në veturë dyshohet të ketë qenë edhe Faton Hajrizi, i arratisur më 6 korrik nga burgu i Smrekonicës.

Sipas informatave të televizionit, Artani dhe Fatoni janë vëllezër. “Mbrëmë, rreth orës 00.55 në Lloznicë, gjatë kontrollit të automjetit në pikën e kontrollit në Lipniçki Shor, policët e stacionit policor kufitar Tërbushnica kanë ndaluar një Mercedes me targa të Tutinës, në të cilin ndodheshin dy persona”. “Kur ka dalë nga vetura, një person ka qëlluar me pistoletë, duke e goditur policin Nikolla Kërsmanoviq (1990) në gjoks dhe policin Vjekoslav Iliq (1974) në shpatull, pas së cilës vepër ka ikur”.

“Të dy policët u transportuan në Spitalin e Përgjithshëm të Lloznicës, ku Kërsmanoviq iu nënshtrua plagëve të marra”, tha Daçiqi, sipas mediave serbe.

“Policia në vend ka gjetur pasaportën e të dyshuarit të lëshuar nga institucionet e përkohshme të të ashtuquajturës Kosovë në emër të Artan Hajziri (1991) dhe një letërnjoftim gjerman”, ka shtuar Daçiqi.

Media serbe N1 raporton se forca të shumta policore kanë nisur një aksion për kapjen e të dyshuarve.


2 Comments

  1. MIR JUA BEN MOREN HAKUN E POLICIT TE VRAR NE BAJSK SERBET TE MOS ANGAZHOHEN ATY KU I SHERBEJN DENIMIT KAPITAL SIKUR GJITH SERBET TI VRASIM NUK NXJERRIM HAKUN CFAR I KAN BER SHQIPTAREVE PER GJAT HISTORIS thotë:

    ERDHI KOHA QE GJERAT E NDAHEN ME HAK KETE OSE DO TA KUPTOJN SERBET DHE REFLEKTOJN DREJT OSE DO TA MARRIN HAKUN ME HAK KEMI NJE SHEKULL QE KY KOMB PENGOHET DEMTOHET DHE SHKATERROHET NGA ANGAZHIMET SHOVINISTE TE POPUJVE SLLAV TASHME SI DURON KUSH ME KET POPULL KRIMINEL AS TOLERON POR TE RRIN URT SHOHIN PUNEN E VET DHE TE MOS I SHERBEJN ASGJEJE QE SHKAKTON ATE CFAR SE DESHIROJN TJU NDOLLIN APO ATE QE PO TJUA BEJN DIKUSH REFLEKTOJN ASHPER UROJ QE EDHE EVROPA TI QARTESOJN ME ANGAZHIMET E TYRE DHE PRITSHMERIT NE MENYR QE TE MOS VETSHKATRROHEN PA NEVOJ PO TE DONI BINI MURIT ME KOK DHE THYENI KOKEN SHQIPTARET SOT NDRYSHUAN NE ASNJE DIT SDO TI GJENI SI NJE DIT ME PAR ECNI ME KOHEN JO SHEKUJ DHE TE ZHGENJEHENI

  2. SERBET DUHET TE ECIN ME KOHEN NE DIT AKTUALE JO SHEKUJT IMITIM HISTORIK thotë:

    BOTA KA NDRYSHUAR BASHK ME TE EDHE NJERZIT HISTORIJA MES NESH KA TRAGJEDI GJENOCID HAK QE KERKON SHPAGIM CDO ANGAZHIM QE MARRIN SERBET SI INDIVID APO NE UNITET KUNDER SHQIPTAREVE NGA SHQIPTARET SHIHET NGA KENDVESHTRIMI OPINJONIT HISTORIK QE SERBET JAN KOMB QE KA PROLLUAR VETEM TE KEQE MBI TE KEQE KUNDER SHQIPTAREVE JO VLERA JO HAK JO MIRESI, KURSE SERBET KET ANGAZHIM E QUAJN SUKSES ,INTERES VIZION ,MIRPO KJO KOH ESHTE PERMBYSUR TASHME NUK KA KTHIM PAS JU THEMI SERBEVE TE GJITH JEMI NJEREZ ,VIM NGA NJE BURIM KRIJIMI SISTEM FUNKSIONI NATYRALITETI SEJCILI DON HAKUN E VET DHE ASKUSH PADREJTESIN TE GJITH E KEMI TE BARABART JETEN NDERIN PRONEN DHE SEJCILI KA TE DREJTE REFLEKTIMI MBROJTJE TE TE DREJTES VET NESE JU KALONI KETO CAQE NUK NJIHNI KETO CAQE REFLEKTIMI DO JETE NJEJTE ,PER GJITHCKA SIC E KA CDO NJERI MBI SIPERFAQEN E TOKES JU FTOJ TE VLERONI DHE BINDENI NE DOMOSDOSHMERIT DHE MERRNI PERGJEGJSIT MBASI E ARDHMJA KA ME VLER PER TE GJITH SE E KALUARA,PRANDAJ AJO NA BASHKON ,PER TU BERE NDIHMES DHE PLOTESUES NE DOBI POR PERMES HAKUT VLERAVE DISIPLINAVE TE MIRKUPTIMIT PER TE DREJTA NUK BEN KUSH PAZARE PAZARET JAN PJES RECIPROCITETI NE MIRKUPTIM ZHVILLIMI POR KURR ME ME POLITIKA NENSHTRIMI FRENIMI VARFERIMI SUNDIMI AJO ENDERR TASHME KA VDEKUR

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *