• |
ide | kryesore

Conte nuk fal: ‘heq qafe’ 6 lojtarë pasi i pa në grumbullim në Dimaro

Sport
Conte


“Merkaton e vendos unë”, tha Antonio Conte në konferencën e prezantimit dhe trajneri ngadalë po projekton Napolin për sezonin e ardhshëm. Jo vetëm nënshkrimet, trajneri leçez i kërkoi drejtorit sportiv Manna të shkurtojë skuadrën duke treguar 6 lojtarë që nuk janë pjesë e projektit.

Antonio Conte bën edhe një vlerësim të situatës. Në një intervistë dhënë për Rai, direkt nga grumbullimi në Dimaro-Folgarida, trajneri i ri i Napolit ka bërë një vlerësim fillestar pas ditëve të para të punës: “Po nisim një proces rindërtimi. Po e kuptoj dhe e dalloj që ka shumë punë për të bërë. Ne nuk e nisim nga një situatë e lartë, por e mesme”.

Lexo më tej: “Nuk të shes, rifilloj nga ty”, “Dua vetëm Juventus”. Zbulohet dialogu mes Conte e Di Lorenzo

Këtë vit Napoli nuk do të luajë asnjë kompeticion europian pas një periudhe të gjatë pjesëmarrjeje të vazhdueshme. Një thikë me dy presa sipas Conte: “Ka një avantazh dhe një disavantazh. Mund të punosh gjithë javën, por nuk ndërton një skuadër aq konkurruese sa me Champions League. Por sigurisht që ke nevojë për një skuadër të mirë, kjo është përtej çdo dyshimi. Hapi tjetër është të bëjmë vlerësime në fushë, të kuptojmë se kush qëndron te Napoli dhe kush është e drejtë të shkojë dhe të luajë diku tjetër”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *