• |
ide | kryesore

Erdhi në Tiranë për të takuar një vajzë, u rrah nga i dashuri, vdes në spital Rigels Kaso

Arkiva, Lajme, Të fundit


42 vjeçari nga qyteti i Bilishtit, Rigels Kaso nuk ka mundur t’i mbijetojë dhunës së ushtruar ndaj tij pak ditë më parë në kryeqytet, pasi rreth 17:30 ka gjetur vdekjen në spitalin e Traumës.

Burime pranë këtij spitali thanë se gjatë gjithë këtyre ditëve 42 vjeçari ka qënë në koma të pakthyeshme pasi gjendja e tij që në momentin e parë të paraqitur në këtë spital ka qenë shumë e rëndë. Kujtomë se 42-vjeçari u gjet me plagë të shumta mëngjesin e 16 korrikut në Tiranë.

Kaso foli në Instagram me një vajzë që bashkëjetonte me Gjeleshin. Pas disa komunikimesh lanë takim në zonën e Unazës së Re në Tiranë, por në vendin e takimit, Kasos nuk i doli vajza po Bajram Gjeleshi që e dhunoi. Policia e kanë shpallur në kërkim Bajram Gjeleshi, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë.


7 Comments

  1. Bajram kristaq rama
    Keshtu i trajton delet e veta edhe ramut bajga.
    Ka futur një komb të tëre ne koma të pakthyeshme.

  2. Po ate vajzen qe u tall dhe e nxorri në pritë pse nuk e arrestojne dhe ti ngrejne akuze si bashkepuntore ne vrasje!

  3. Ky hapi instagramin dhe foli me nje vajze, per kete gjeti dhe vdekjen. Po ai gjoja e eger nga Peshkopia, ska ci ben gomarit i bie samarit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *