• |
ide | kryesore

“I di ai arsyet përse e solli”, edhe PD kundër kreut të KLSH për akulloret: Bëri gabim!

Arkiva, Lajme, Të fundit


Me raportimin vjetor të kryetarit të KLSH në Komisonin për Ekonominë dhe Financat në Kuvend nuk ishte kritike vetëm mazhoranca, por edhe opozita. Sidomos në rastin kur kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, përmendi auditin e vitit 2021 ndaj veprimtarisë së AKU e ku pretendonte se ky institucion nuk kishte marrë asnjë masë ndaj një sasie akulloresh të sinjalizuara si të kontaminuara. Deputetja Jorida Tabaku sot në mbledhjen e komisionit duke iu referuar këtij rasti e quajti të gabuar atë që tha kreu i KLSH.

“Për mua kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit bëri gabim që e solli atë rast. Bëri gabim, nuk duhet diskutuar ajo pas 3 vitesh. I di ai arsyet përse e solli. Duhet të na takonte ne ta lexonim këtë raport dhe të shikonim kush ka përgjegjësi”, tha Tabaku.

Deputetët e mazhorancës në komision e kundërshtuan që atë ditë kryetarin e KLSH, duke iu treguar reagimin e shpejtë të AKU sapo ishte sinjalizuar rasti. E po kështu një ditë më vonë vetë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit shpjegoi hapat dhe veprimet e menjëhershme që ndërmori për këtë rast duke e tërhequr nga tregu sasinë e akulloreve të kontaminuara dhe duke e asgjësuar. Pavarësisht insistimit të deputetëve të PS-së në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, kryetari i KLSH-së, Arben Shehu, nuk dha një shpjegim se përse foli për një çështje të 3 viteve më parë dhe për më tepër duke thënë një të pavërtetë se AKU s’kishte kryer asnjë veprim.


3 Comments

  1. Tabaku nuk eshte ne Opozite,Tabaku i ben hyzmetin Lulzim Braves si dashnorja e tij tani e shume vite,kjo dihet qarte si drita e diellit !
    Pallatet dhe lejet e ndertimit dhe parate ja kane zene syte kesaj aguridhje,eshte nje cope plwhre e korrutuar qe ben me gjasme opozite nuk eshte ne Opoziten e Sali Berishes !
    Ne vend qe te falenderohej keta e kritikojne nje denoncues te se keqes ne kete vend,te keqes se madhe !
    Jorida,zoti te shikofte edhe ty si kriminelet e kuq,ti je nje zhabe e mjere e varur nga seksi !!!!!Vatesine e di ti !

  2. Me kete skandal igjith populli me ju si opozit dhe pozit duhet qohet per rrezimin e ksaj qeverije .kta akullore i kan hangur si te majt si te djatht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *