• |
ide | kryesore

I vodhën 1 milionë dollarë, Priscilla Presley padit ish bashkëpunëtorët

Paparazzi


Priscilla Presley ka paditur katër ish-bashkëpunëtorë të biznesit për disa pretendime, duke përfshirë abuzimin financiarë dhe mashtrimin, duke pretenduar se grupi e ka mashtruar atë për më shumë se 1 milion dollarë.

Në dokumentet e gjykatës të marra nga ET,  ish-gruaja e këngëtarit të ndjerë Elvis Presley ka goditur katër ish-bashkëpunëtorë të biznesit me një padi që përfshin 12 ankesa të ndryshme.

Presley, e cila përfaqësohet nga avokati  Marty Singer, pohoi se Brigitte Kruse, Kevin Fialko, Vahe Sislyan dhe Lynn Walker Wright të gjithë kishin në plan t’i “merrnin çdo qindarkë të fundit që kishte”.

Presley pretendon se katërshja “planifikoi me përpikëri” një skemë kundër një gruaje të moshuar duke i fituar besimin, e duke e izoluar nga njerëzit më të rëndësishëm në jetën e saj dhe duke e mashtruar që të besonte se ata do të kujdeseshin për të.

Priscilla po kërkon dëmshpërblim të përgjithshëm prej të paktën 1 milion dollarë, si dhe dëmshpërblime dhe tarifa avokatore. Ajo gjithashtu dëshiron që të anulohen të gjitha “marrëveshjet e shkaktuara me mashtrim” me të pandehurit, në mënyrë që të rimarrë kontrollin e llogarive të saj dhe të marrë një “kontabilitet të plotë të keqpërdorimeve të tyre financiare”.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *