• |
ide | kryesore

“Ka gjëra të çuditshme në gjithë këtë histori”, Vuçiç flet për vrasjen e shqiptarit në Serbi

Arkiva, Lajme, Të fundit


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar për herë të parë pas ekzekutimit të Faton Hajrizit nga policia serbe, pasi e akuzonin si autor i vrasjes së efektivit serb.

Sipas tij, autoritet e Serbisë kanë kryer punën e tyre, teksa shton se hetimi për rastin do të tregojë të gjitha motivet dhe shprehet se “ka gjëra të çuditshme në gjithë historinë”. Presidenti serb pretendonte më tej se “Faton Hajrizi ishte nën ndikimin e agjencive të ndryshme”.

“Shumë gjëra janë në pikëpyetje, organet kompetente do të bëjnë punën e tyre”, ka thënë Vuçiç, raporton Alo.rs.

Më tej Vuçiç, shtoi se Faton Hajrizi kishte vrarë një ushtar rus në vitin 2000 dhe thotë se është e çuditshme se reklamohej në rrjete sociale dhe kritikonte qeverinë e Kosovës.

“Kush do ta bënte këtë, gjithçka është shumë e çuditshme”, ka thënë ai. Presidenti serb u shpreh gjithashtu se sipas tij, Hajrizi nuk ishte person që kërkonte shpëtim.

“Ai nuk ishte dikush që kërkonte shpëtim, imagjinoni të arratisej nga burgu dhe të shkonte në Gjermani”, tha ai Vuçiç.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *