• |
ide | kryesore

Lamtumira e Mbappe fut në krizë ekonomike Ligue 1: të drejtat TV u shitën me gjysmë çmimi

Sport
Mbappe


Kylian Mbappe është një lojtar i ri i Real Madrid dhe PSG është në kërkim të një ylli të ri për të mbajtur lart reputacionin e klubit. Por në Francë situata në Ligue 1 po përkeqësohet, pikërisht për shkak të këtij transferimi.

LIGUE 1 NË KRIZË

Në 10 vitet e fundit, kampionati francez është rikthyer të jetë tërheqës falë ardhjes së sheikëve te PSG, të cilët sollën lojtarët më të mirë në Paris dhe tërhoqën sponsorë me zhurmë milionash. Pastaj ardhja e Mbappe, i marrë në moshë shumë të re nga Monaco dhe që më pas u bë një nga lojtarët më të mirë në botë. Statusi u rrit gjithnjë e më shumë deri kur ylli francez vendosi të shkojë te Real Madrid.

Lexo më tej: Video/ Spektakël në Bernabeu për prezantimin e Mbappé te Real Madrid: “Jam një fëmijë i lumtur”

TË DREJTAT TV TË SHITURA LIRA

Ankandi i të drejtave televizive të kampionatit francez jashtë vendit ishte një dështim. Ndeshjet janë shitur për gjysmën e çmimit në krahasim me sezonet e mëparshme. Largimi i Mbappe rëndon shumë dhe interesi është zbehur. Në Francë po ngrenë një britmë alarmi me klubet që do të humbasin shumë miliona për shkak të kësaj shitjeje. Nga çmimi fillestar i ankandit prej 800 milionë, u mbyll periudha e shitjeve për të drejtat televizive 2024-2029 për vetëm 500 milionë. Financat e klubeve franceze po dridhen.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *