• |
ide | kryesore

“Më mirë i vdekur se të më lidhin duart”, mesazhi i fundit i shqiptarit të vrarë nga policia serbe (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit


Faton Hajrizi, i dyshuari për vrasjen e policit serb dhe plagosjen e kolegut të tij në Loznicë të Serbisë, është vrarë sot nga policia serbe pas rreth 40 orë kërkimesh, siç deklarojnë autoritetet e Beogradit.

Ndërkohë është zbuluar edhe mesazhi i fundit i Hajrizit para se të ekzekutohej, i cili shprehej se nuk do të dorëzohej para forcave serbe, veçse i vdekur.

“Nuk e lejoj unë me mi lidh duart, absolutisht hiç nuk mundeni me mi lidh duart, mu veç deri në morg, prej arrestimit në morg bahet morgi edhe më çon në Klinë të Ulët, te vorrezat te familja jeme edhe më varrosin me nderime edhe krejt Klina e Drenica të marrin pjesë në varrimin tim.

Nuk përtoj me vdek, unë jam në këtë gjendje sot… ata njerëz më kanë keqtrajtuar, kam nejt si qen me këmbë e dur lidh”, ishte shprehur Fatoni në TikTok.

Ka qenë zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç, i cili ka thënë se është vrarë personi që në orët e para të së enjtes vrau një polic në Serbi.

Identiteti i personit të vrarë nuk është përmendur në komunikatën e lëshuar nga autoritetet serbe pasditen e 19 korrikut.


3 Comments

  1. Ai qe vret nje polic, qofte edhe te nje shteti tjeter, nuk mund te hiqet si hero sepse eshte asgje tjeter pervecse vrases..

  2. Fatziu ti o xhan. Cfar vuejtje ke heq dersa dhe shpirt.
    Tkan mbajt 30 dit lidh kemb e duar me zinxhir, as n’banjo jo. Me breke te letres (bebelina) tha… Ca ke heq ti e di fatziu ti. Ne e vrave serbin polic te lumt pushka o trim o shqipe. Tqoft dheu i leht o zot i madh
    Me pikllim, per nji te ri gjaku jon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *