• |
ide | kryesore

Pas korit të Enzo Fernandez, plas kriza diplomatike mes Francës e Argjentinës: “Vend kolonialist”

Sport, Video
Fernandez


Pas korit të Enzo Fernandez dhe shokëve të tij pas fitores në Copa America, ka një krizë diplomatike mes Francës dhe Argjentinës. Sekretarja e përgjithshme e Presidencës argjentinase, Karina Milei, motra e Presidentit Javier Milei, u takua me ambasadorin francez në Buenos Aires, Romain Nadal dhe kërkoi falje për deklaratat e zëvendëspresidentes Victoria Villarruel, e cila e kishte përcaktuar Francën si një “Vend kolonialist”. Qeveria e liderit ultra-liberal shpjegoi se e konsideronte “shumë të rëndësishme” ndjesën, sepse deklaratat e Villarruel kishin shkuar “shumë përtej”.

Sipas disa vëzhguesve, gjesti i Karina Milei ishte gjithashtu një mënyrë për të lehtësuar tensionin me një vend aleat në Evropë. Rasti u shkaktua nga një postim i zv/presidentes të publikuar pas polemikave për thirrjet raciste të kënduara nga lojtarët e ekipit kombëtar të futbollit argjentinase pas fitores ndaj Kolumbisë. “Asnjë vend kolonialist nuk do të na intimidojë për një këngë stadiumi, as për të thënë të vërteta që nuk duam t’i pranojmë”, kishte shkruar Villarruel. Fraza ishte përdorur ndër të tjera në një repost të vetë presidentit Milei, ku pretendohej se kapiteni i Kombëtares, Leo Messi, “nuk duhet t’i kërkojë falje” askujt për fyerjet e bëra nga lojtarët.

FJALËT E VILLARRUEL

“Argjentina – shkroi zëvendëspresidentja Victoria Villaruel në mediat sociale – është një vend sovran dhe i lirë. Ne kurrë nuk kemi pasur koloni apo qytetarë të klasit të dytë. Ne kurrë nuk ia kemi imponuar askujt mënyrën tonë të jetesës. Por as nuk do të tolerojmë që ta bëjnë këtë për ne. Argjentina është bërë me djersën dhe guximin e indianëve, europianëve, kreolëve dhe zezakëve si Remedios del Valle, rreshteri Cabral dhe Bernardo de Monteagudo. Asnjë vend kolonialist nuk do të na intimidojë për një këngë stadiumi, as për të thënë të vërteta që nuk duam t’i pranojmë. Mjaft u shtirët si të indinjuar, hipokritë”.

POSTIMI I FERNANDEZ

Konflikti u shkaktua nga lojtari i Chelsea, Enzo Fernandez, i cili pas fitores në finale nisi një live drejtpërdrejt nga autobusi, duke filmuar shokët e skuadrës që po këndonin korin ofendues bashkë me të. Një furtunë me pasoja edhe te Chelsea, ku rreth dhjetë nga shokët e tij nuk e ndjekin më në rrjetet sociale, por mbi të gjitha në Francë, ku ministrja e Sporteve Amelie Oudea-Castera bëri thirrje për ndërhyrjen e FIFA-s (e cila hapi një hetim). Pas ndjesës së lojtarit erdhën ato të motrës së presidentit Milei, e cila u përpoq të rregullonte gjërat pak ditë para mbërritjes së presidentit argjentinas në Paris të premten e ardhshme për ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *