• |
ide | kryesore

Televizioni publik gjerman: Pse ikin mjekët nga Shqipëria!

Arkiva, Lajme, Të fundit


Rrjeti publik televiziv gjerman, ARD, publikoi një reportazh për largimin e mjekëve të rinj nga Shqipëria. Destinacioni kryesor i tyre është Gjermania.

ARD raporton mjekët e rinj nuk shohin asnjë të ardhme në Shqipëri.

Sipas ARD, pyetja e parë që u bëhet mjekëve të rinj në Shqipëri është: kur do të largohesh ti?’

Dea Guri, e cila studion mjekësi në Tiranë, thotë për ARD se perspektiva nuk premton shumë.

“Të rinjtë nuk paguhen mirë. Paga minimale shkon 700 deri në 800 euro. Përveç kësaj mungojnë pajisjet diagnostikuese dhe investimet në spitale dhe qendrat shëndetësore. Një mjek i ri është përballë shumë sfidave. Kushtet në spitale janë skandaloze”, thotë ajo.

“Çdo njeri që mbetet në Shqipëri duhet të luftojë shumë. Askush nuk e lë Shqipërinë me dëshirë. Askush nuk do të shkojë në Gjermani apo në ndonjë vend tjetër”

Sipas ARD, gjithmonë e më pak mjekë po ngelen në Shqipëri. Sipas OECD, në BE ka mesatarisht 5 mjekë për 1 mijë banorë. Në Shqipëri janë më pak se 2.

ARD ka ndjekur edhe mjekun e ri, Malbor Duka, i cili braktis Shqipërinë për të shkuar në Gjermani.

Malbor Duka po studion prej muajsh për të shkuar në Gjermani si mjek. Sipas ARD, ai nuk e ka ndërgjegjen e pastër, pasi e di se me largimin e tij, në Shqipëri do ketë një mjek më pak.

“Zgjedhja ime e parë është Shqipëria, nëse do të ishin kushtet, nuk do e lija vendin, sepse i përkas këtij vendi. Por jam në një pikë të jetës sime që duhet të marrë një vendim për të ardhmen time”, thotë ai, teksa largohet nga Rinasi në drejtim të Gjermanisë.


10 Comments

  1. Komunistat po na mbysin. Duhet thirr nje kongres mbarkombetar kunder komunizmit. Nuk ka mundesi te jemi popull kaq komunistdashes. Rroft Sali Berisha, rroft ky portal

  2. Ne nje vend ku qeverisin gjakpiresit bolshevike te nenllojit sorosian, nuk ka vend kurre per zhvillim te mjekesise e shendetesise!

  3. Nje pale paguan lesht e kokes per reklame, pala tjeter per anti.

    Cfare rrace …

    Beleri per president, qe tju rregulloje pak psikopatine.

  4. Doktori vucidolit sa pati ndore i vuri flaken vendit me tgjitha; nga 1993, 1996, 1997, 1998, Gedecin e 21Janarin. Ky tjetri i gjati vuri shqelmin ngryk, asfiksoi pa zhurm cdo shpres, i mbuluar pa len shenje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *