• |
ide | kryesore

Terrorizoi lagjen duke qëlluar me armë nga banesa, “arrest shtëpie” për 71-vjeçarin në Korçë

Lajme, Të fundit


Prokuroria kërkoi masën e “arrestit në shtëpi” për 71-vjeçarin Edmond Naska, i cili qëlloi disa herë me kallash në lagjen numër 16 të Korçës.

Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë duke vendosur që 71-vjeçari të rrijë në arrest shtëpie. Kjo masë u kërkua për shkak të moshës së të moshuarit dhe faktit se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Ngjarja u regjistrua 3 ditë më parë, ndërsa u desh ndërhyrja e RENEA-s për të nxjerrë të moshuarin nga banesa pasi ai nuk dorëzohej.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *