• |
ide | kryesore

23-vjeçari shqiptar vret me thikë të riun në Britani

Arkiva, Lajme, Të fundit


Një 23-vjeçar shqiptar në Britaninë e Madhe është akuzuar si autori i vrasjes së një 19-vjeçari në zonën e Finsbury Park. Ahmed Habib u gjet i vdekur nga goditja me thikë në kryqëzimin e Stroud Green Road dhe Tollington Park, në orët e para të 11 korrikut.

Ndërkohë arrestimi i autorit të dyshuar të vrasjes, shqiptarit Kevin Peraj, u bë më 17 korrik. 23-vjeçari shqiptar, u mbajt në paraburgim pas seancës së shkurtër në Gjykatën e Uxbridge të enjten dhe më pas do paraqitet në Old Bailey më 22 korrik.

Sipas mediave britanike, viktima u gjet në një makinë së bashku me një person tjetër, i cili po ashtu ishte i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën. Arsyet e ngjarjes së rëndë ende nuk dihen.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *