• |
ide | kryesore

Beleri kthehet në burg: E respektoj drejtësinë dhe pse ajo nuk e respekton veten!

Arkiva, Lajme, Të fundit


Eurodeputeti Fredi Beleri është kthyer paraditen e sotme në Shqipëri nëpërmjet aeroportit të Rinasit për të vazhduar të kryejë pjesën e mbetur të dënimit në burgun e Fierit duke respektuar të gjitha afatet që iu vunë nga Drejtoria e Burgjeve për t’u paraqitur brenda orës 16:00 të datës 20 korrik 2024.

Beleri ka zbritur në aeroportin e Rinasit dhe i pyetur nga media për këto pesë ditë në liri dhe udhëtimin e tij në Strasburg si eurodeputet, ai tha se ishin ditë normale dhe shprehu “mirënjohje, falënderime për ata që e votuan atje dhe përgjegjësi e madhe”.

Përsa i përket kthimit në burg, në Shqipëri, u shpreh: “Nuk më vjen fare keq, unë e respektoj drejtësinë edhe pse drejtësia nuk respekton veten e vet. Krenar, mirënjohës për ata që më votuan dhe përgjegjësi të madhe për një detyrë të re dhe përgjegjësi të madhe për një detyrë të re”

I pyetur për kandidatin e ri të opozitës në Himarës, Petro Gjikurinë, tha: “Sigurisht që mund t’i fitojë! Opozita ka zgjedhur një kandidat besoj se edhe më të përshtatshëm se unë. Qytetarët e Himarës duhet të mbarojë atë që filluan më 14 maj të 2023-it. Jam i bindur për fitoren!”

Beleri mori “Leje shpërblyese” nga Institucioni i Ekzekutimeve të Vendimeve Penale në Fier. Vendqendrimi i tij ka qenë në shtëpinë e tij në Himarë ose në adresën e caktuar në Strasburg të Francës, ku shkoi të ndiqte seancat e para të Parlamentit Europian si eurodeputet nga radhët e partisë greke Nea Demokratia.


4 Comments

  1. Ti je burre me bole!!!!! dhe jo si socialistet qe fshihen si mijusha brenda e jashte vendit, bejne si te semur, si bq, si legena etj etj etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *