• |
ide | kryesore

Beleri kthehet në burgun e Fierit: Gjikuria nuk ka lidhje me mercenarët e pushtetit

Lajme, Të fundit


Eurodeputeti Fredi Beleri është kthyer në burgun e Fierit për të kryer dënimin e mbetur pas konstituimit të Parlamentit Europian. Ndërsa Beleri kthehet në burgun e Fierit shoqërohej nga kandidati i opozitës për Himarën, Petro Gjikuria.

Në një prononcim për mediat, Beleri tha se ka kërkuar lirinë me kusht, ndërsa theksoi se shpreson që drejtësia të veprojë kësaj here pa u ndikuar. Ai vlerësoi kandidaturën e Gjikurisë, duke thënë se nuk ka lidhje me mercenarët që sjell pushteti për të komanduar Himarën.

“Siç u kisha thënë, u ktheva sot në burg. Nuk përdora imunitetin tim si eurodeputet. U ktheva se këtu në Shqipëria është shtëpia ime dhe jam i bindur për drejtësinë time, në mos gjykatat këtu, në gjykatat europiane. Jam shumë i gëzuar që më shoqëroi sot në burg kandidati për bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria një djalë i mirëfilltë nga Himara që s’ka lidhje me mercenarët që sjell pushteti për të komanduar Himarën.

Himara në duart e Petro Gjikurisë do jetë e sigurt, do ketë vend në Bruksel, Amerikë dhe që këtej e tutje na presin vetëm ditë të mira. Për mua ishte një eksperiencë e veçantë, isha i gëzuar, emocionuar dhe i kënaqur nga besueshmëria e votuesve grekë. Atje është një detyrim i madh dhe një angazhim për të dalë faqebardhë dhe për të mbështetur të drejta tona.

Kam kërkuar lirim me kusht, e drejtë e imja, dhe shpresoj që drejtësia këtë herë të mos ndikohet. Nuk më vajti në mendje të mos kthehem se këtu është shtëpia ime, këtu është jeta ime. Nuk kam arsye të mos kthehem”, the Beleri.


3 Comments

    1. Mos i merr kallup këto që thotë ky. Ka këshilltarë që e drejtojnë se si të veprojë; nëse e vure re dje, tha që do t’a çonte këtë çështje ne Strasburg, duhet të bëjë çdo lëvizje sipas rregullave, që të fitojë çështjen. Dijnë si i kollandrisin këto punë këta antishqiptarë.

      Tek e fundit populli do ta paguajë gjobën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *