• |
ide | kryesore

E rëndë në SHBA/ I riu qëllon për vdekje bashkëshorten dhe 4 të mitur, dy prej tyre ishin fëmijët e tij

Arkiva, Planet, Të fundit


Një burrë nga Alabama akuzohet se ka qëlluar për vdekje me armë zjarri gruan e tij së bashku me katër fëmijë, nga mosha 2 deri në 9 vjeç.

Brandon Allan Kendrick II, 32 vjeç, u arrestua për pesë akuza, për vrasjen e gruas së tij, Kelse Kendrick, dhe katër fëmijëve në Bibb County, tregojnë të dhënat e gjykatës. Viktimat janë qëlluar të gjithë me pistoletë në kokë, sipas një dokumenti të dorëzuar me urdhërarrestin.

Sherifi Jody Wade tha se BrandoI dyshuari, Brandon Kendrick, 32 vjeç, akuzohet se ka qëlluar për vdekje gruan e tij, 24-vjeçaren Kelsey Kendrick, një 2-vjeçare, dy 6-vjeçare dhe një 9-vjeçare, sipasn Kendrick ishte babai i dy fëmijëve dhe dy të tjerët ishin të afërm. mediave të huaja.

“Është absolutisht e tmerrshme. Është e paimagjinueshme se çfarë po kalon familja, çfarë po përjetojnë miqtë e familjes, çfarë ndjen komuniteti tani,” tha Wade “Ishte thjesht një skenë e tmerrshme që edhe oficerët me përvojë më thanë se ishte gjëja më e keqe që ata kanë përjetuar dhe parë ndonjëherë.”

Oficerët e zbatimit të ligjit shkuan menjëherë në vendngjarje, pasi dikush nga shtëpia ku ndodhi tragjedia thirri zyrtarët e urgjencës për të thënë se një fëmijë ishte qëlluar.

Byroja Shtetërore e Hetimit e Agjencisë së Zbatimit të Ligjit në Alabama po merret me hetimin. Asnjë informacion shtesë nuk është dhënë në mes të hetimeve në vazhdim, përfshirë edhe një motiv të supozuar pse ndodhi vrasja.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *