• |
ide | kryesore

Enea Thomarai në gjendje kome, plagosja nga shpërthimi në derën e motrave Nikolli

Arkiva, Lajme, Të fundit


Enea Thomarai, 29-vjeçari që mbeti i plagosur pas shpërthimit të tritolit në derën e fqinjëve të tij në Elbasan, është në gjendje kritike për jetën.

Top Channel raporton se i riu ndodhet në gjendje kome, ndërsa mjekët thonë se dëmtimet që ka marrë në kokë, janë tepër të rënda.

“Fraktura e bazës së kafkës është dëmtim shumë i rëndë, shpesh fatal”, thonë mjekët.

Enea Thomarai mbeti i plagosur, pasi nga shpërthimi në derën e banesës së Alda dhe Xhovana Nikollit, u shkatërrua edhe dera e shtëpisë së tij, pranë së cilës në ato momente ai po kalonte.

Babai i tij me lot në sy u shpreh se i biri mbeti i plagosur në këtë atentat, edhe pse nuk kishte kurrfarë lidhje me objektivin e këtij sulmi të rëndë.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *