• |
ide | kryesore

Gjendet i pajetë një shtetas amerikan në Pogradec

Arkiva, Lajme, Të fundit
Bulqizë


Një 68-vjeçar amerikan është gjetur mbrëmjen e djeshme i pajetë në një banesë të marrë me qira në Pogradec.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Pogradec/ Informacion paraprak

Rreth orës 21:40, në lagjen nr. 1 në Pogradec, në një banesë të marrë me qira, është gjetur i pajetë shtetasi amerikan A. H., rreth 68 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës së 68 vjeçarit.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *