• |
ide | kryesore

Ironizon Petro Gjikuria: Iu përgjigja ftesës së Ramës, lashë SHBA-në për të ndihmuar vendin tim

Lajme, Të fundit


Petro Gjikuria, kandidati i opozitës për Himarën, ka shoqëruar sot Fredi Belerin, i cili u kthye në qelinë e burgut të Fierit për të vuajtur dënimin e mbetur. Në fjalën e tij të parë për media, Gjikuria ironizoi kryeministrin Edi Rama, duke thënë se i është përgjigjur thirrjes së tij për t’u kthyer në atdhe dhe për të kontribuar për vendin.

“Erdha nga Amerika, iu përgjigja thirrjes së kryeministrit që thotë të kthehen emigrantët të ndihmojnë vendin e tyre, që të ndihmioj Himarën”, tha Gjikuria në prononcimin për mediat.

Gjikuria tha se mbështetja e Fredi Belerit, për të është një nder.

“Përpjekjet e Fredi Belerit për demokraci dhe për shtet të lirë duhet të jenë frymëzim për të gjithë ne. Mbështetja e Fredi Belerit, më nderon, është nder shumë i madh për mua.

Himara ka një eurodeputet, Fredi Belerin dhe me 4 gusht do të ketë edhe kryetarin e saj të Bashkisë. Kemi filluar fushatën, do i bredh të gjitha fshatrat, jam i sigurt që jam një bir himariot, i lindur në Himarë dhe e shikojë që më përkrahin”, tha Gjikuria.


8 Comments

  1. Himara nuk ka eurodeputet. Eurodeputet ka greqia dhe Himara nuk eshte Greqi. Vetem per kaq, meriton burgun o kuzhinieri i Bostonit. Po stemen e Vorio Epirit pse e mban ne xhakete? Apo ta ka dhene Nikolas Gejxhi, kryetari i shoqates tende ne Amerike: Federates Panepirote.
    O shtet shqiptar, a keni bole ore? Si i lini keta minj te sfidojne teresine territoriale te vendit dhe nuk levizni as gishtin?
    O partia demokratike, o Berisha – ia vute flaken ketij vendi dhe po na coni ne copetimin e vendit vetem per kapriciot tuaja. Apo nuk ju rruhet per Jugun, dhe doni ta dobesoni ngaqe jeni ekstremiste veriore? A mjere Shqiperia ne dore te kujt eshte.

  2. Mos Petro se batutat ne kete vend i ben vetem kryeministri. Perndryshe inatosen keta patronazhistet qe ja mbajne ne goje dite e nate!

    1. Himarjotet jane 4 mije vete nder te cilet 2 mije ne Greqi. Ju jeni bere si gozhda e nastradinit.. Dalendadale do ripopullohet zona me Shqipetare, ca me rezidenca e ca me institucione..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *