• |
ide | kryesore

“TIMS” mbyll hetimet, Gogu-Salianjit: Ju ka ngrirë koha, s’kemi arsye për të shtyrë afatin

Arkiva, Lajme, Të fundit


Komisioni hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS, zhvilloi dje seancën e fundit duke përmbyllur kështu hetimet sipas afateve ligjore të përcaktuara nga Kuvendi i Shqipërisë për kohëzgjatjen e këtij hetimi. Me propozim të zv/kryetarit, Toni Gogu, komisioni vendosi që ditën e martë, datë 23.07.2024, të paraqiten raportet në kuadër të përfundimit të hetimit parlamentar në lidhje me çështjen, dhe më pas raportet t’i kalojnë seancës plenare.

“Ne kemi shteruar planin e hetimit me te gjithë elementët e vet. Kemi pyetur krerët e institucioneve si dhe gjithë dëshmitarët që në një menyrë apo tjetrën kishin ndërvepruar me sistemin TIMS. Ne nuk hetojmë veprime personale, ne hetojmë veprime institucionale. Ti japim kohë sekretarisë të mbyllë gjithë dokumentet para se tê paraqesim raportin përfundimtar në Kuvend pasi jemi në kushtet ku kemi ezauruar gjithë elementët dhe nuk mund të negociojmë shtyrje të afateve të përcaktuara nga Kuvendi”- tha Z.Gogu teksa mbylli diskutimin lidhur me kërkesën e demokratëve për shtyrjen me 60 ditë të Komisionit Hetimor.

Mes batutash Gogu iu drejtua kreut demokrat të Komisionit deputetit Ervin Salianji se për ta koha ka ngrirë në fillim të viteve 90′.

“Natyrisht që për ju ka ngrirë koha, ka ngrirë te profesor doktori i shpallur hero i demokracisë në fillim të viteve 90′, por që sot është shpallur minues i demokracisë. Natyrisht për ju nuk lëviz asnjë minutë, ndërsa ne nxitojmë, vrapojmë, sepse përveç punës së këtij komisioni të nderuar, kemi edhe punë të tjera. Ne nxitojmë sepse kemi një kapkt me qytetarët të cilët presin nga kjo qeverisje që e kanë votuar”- tha Gogu.

Sipas mandatit të caktuar nga Kuvendi, Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave TIMS përfundon në 21 korrik 2024.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *