• |
ide | kryesore

VIDEO/ Vrasësi me pagesë me palestër në dhomë, gazetari: E mbron Altin Dumani!

Arkiva, Lajme, Të fundit


Një filmim i publikuar në rrjetet sociale, ku duket një person që kryen ushtrime fizike i atribuohet Nuredin Dumanit, vrasësit me pagesë që ka pranuar të rrëfehet në SPAK dhe që ka fituar statusin e bashkëpuntorit të drejtësisë. Video është publikuar pasi Dumani u akuzua nga dy motra, Xhovana dhe Alda Nikolli për shpërthimin e tritolit në banesën e tyre në Elbasan.

Dy motrat më herët publikuan pamje të komunikimit me vrasësin me pagesë Nuredin Dumanin, që përdorte internetin dhe kompjuterin në dhomën ku mbahet i izoluar. Sipas dy motrave, vrasësi me pagesë kishte dhunuar të dashurin e njërës prej tyre, Amarildo Xhanej dhe e kishte kërcënuar me vrasje duke i vënë gjobë 400 mijë euro.

Po sipas dëshmisë së tyre, Dumani jeton në kushte të privilegjuara, ndërsa si policia, ashtu edhe SPAK refuzon të marrë dënoncim për të.

Në një status që ka publikuar në rrjetet sociale, gazetari Flamur Vezaj thotë se kushtet ku jeton Dumani i janë garantuar nga kushëriri i tij, shefi i SPAK Altin Dumani.

“Njeriu që ka bërë 12 vrasje kundrejt parave, ka ekzekutuar 12 të rinj, jeton në kushte luksi vetëm se ka pranuar t’i tregojë prokurorëve Dumani dhe Dibra krimet e tij! Përveç kushteve të luksit, ai do të përfitoi edhe një dënim të ulët në fund të gjykimit dhe do të dërgohet në një vend të sigurt për të vazhduar jetën i qetë!
Këtë video e ka publikuar “Top-Channel” por e kanë fshirë nga sistemi me ndërhyrjen e SPAK-ut dhe prokurorëve Dumani dhe Dibra besoj!”
shkruan Vezaj.

Në faqen e tij në rrjetet sociale, Vezaj ka publikuar të njëjtën video, por me logo të Top Channel.


5 Comments

  1. 2Dumi e mban ne goje si shume perverse fshatre prokurore dhe gjyqtare.
    Rrumbullak ardhji vjelliu do vetem mut ariu. Ec ura vajgurit …
    Bravo Cuna moterqiraj ky eshte ferri juaj, jeni te mirepritur.

  2. Dum dumanet fshatare me te peshtire qe ka vendi, jane si Shukriu , Manja, Suli, funderrinat e ketij vendi, njerezit me plehra qe ka rekrutuar rilindja.

  3. Flamur Veizaj, sherbetori emigrant e di shume mire se Nuredin Dumani qendron ne qelite qe administrohen nen pergjegjesine absolute te Drejtorise se Burgjeve. Edhe sikur, sikur Altin Dumani te jete i interesuar per ta privilegjuar perseri pergjegjesia eshte totalisht e administrates se burgjeve. Por Veizaj zbaton porosite e xhaagait, shpif,shpif se dicka do ngeli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *