Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Memaliaj. Lapsi.al mëson nga të dhënat e para se janë ekzekutuar 3 persona nga fisi Kalemaj.
Viktimat janë babai, vëllai dhe një kushëri i Adriatik Kalemajt. Sidoqoftë pritet ende një konfirmim zyrtar nga Policia e Shtetit. Paraprakisht Lapsi.al mëson se viktimat janë Gëzim Muka, Shyqo Kalemi dhe Marsel Çela.
Ndërkohë i plagosur rëndë ka mbetur shtetasi Artur Kalemi. Adriatik Kalemaj është një person me precedentë penalë që i ka shpëtuar disa atentateve. I pari në ishull Paxos në Greqi, më pas një tjetër në burgon e Athinës “Korydalos”.
Ndërkohë një vëllai të tij i bënë atentat në Unazën e Madhe të Tiranës teksa po lëvizte me një makinë tip “Smart”. Saga kriminale e përpjekjeve për të eleminuar Adriatik Kalemajn nisi pas vrasjes së Aleksandër Sadikajt e më pas Edmond Papës. ©LAPSI.al