• |
ide | kryesore

Emrat/ Kush janë 3 viktimat në Mamaliaj, detaje nga masakra në qendër të qytetit

Arkiva, Lajme, Të fundit
Aksident në aksin Bilisht-Kapshticë, ka të plagosur


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Memaliaj. Lapsi.al mëson nga të dhënat e para se janë ekzekutuar 3 persona nga fisi Kalemaj.

Viktimat janë babai, vëllai dhe një kushëri i Adriatik Kalemajt. Sidoqoftë pritet ende një konfirmim zyrtar nga Policia e Shtetit. Paraprakisht Lapsi.al mëson se viktimat janë Gëzim Muka, Shyqo Kalemi dhe Marsel Çela.

Ndërkohë i plagosur rëndë ka mbetur shtetasi Artur Kalemi.  Adriatik Kalemaj është një person me precedentë penalë që i ka shpëtuar disa atentateve. I pari në ishull Paxos në Greqi, më pas një tjetër në burgon e Athinës “Korydalos”.

Ndërkohë një vëllai të tij i bënë atentat në Unazën e Madhe të Tiranës teksa po lëvizte me një makinë tip “Smart”. Saga kriminale e përpjekjeve për të eleminuar Adriatik Kalemajn nisi pas vrasjes së Aleksandër Sadikajt e më pas Edmond Papës. ©LAPSI.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *